Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD –së, urdhëroi nisjen e proçesit zgjedhor të strukturave të degës, në nivel grupseksioni dhe seksioni, sipas parimeve të reja të sanksionuara në Statutin e PD.
Sipas urdhërit të Bashës, që mban datën 11 Maj 2018, ky proces do të zgjaste 45 ditë.
Në urdhër, thuhej se nisja e procesit zgjedhor në nivelet e strukturës vendore organizative të PD po ndodh me synim rifreskimin e strukturave me njerëz më të aftë të gatshëm për të marrë përsipër sfidën e zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Por, kjo nuk ka ndodhur në asnjë degë të PD –së, në rrethe.
CNA.al mëson se në degën e PD –së, Durrës zgjedhjet nuk kanë përfunduar. Thënë ndryshe riorganizimi në këtë degë ka dështuar.
Kjo për arsye se pjsëmarrja e struturave është më pak se 25%.
Burime thanë për CNA.al se, kreu i PD –së, dega Durrës, Ferdinand Xhaferraj i gënjen mbështetësit duke thënë se kryebashkiaku Vangjush Dako, ikën në shtator dhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të hyjë në Qeveri.
Kjo propagandë e gënjeshtërt po përdoret nga Xhaferraj për ta mbajtur bazën të karikuar, ndërkohë të gjitha gjasat tregojnë se riorganizimi i bazës së PD –së në qytetin e Durrësit është i pamundur./CNA.al – E.S.)