Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur për herë të parë ujë të lëngshëm në Mars, një tregues që në Planetin e Kuq mund të ketë jetë. Ata thonë se kanë zbuluar një “liqen” 20 km poshtë polit jugor të planetit të mbuluar me akull.
Në kërkimet e mëparshme janë gjetur shenja të mundshme për ujë të përhershëm e të rrjedhshëm në sipërfaqen marsiane, por kjo është hera e parë që gjendet “trup” i qëndrueshëm uji në planet.
Shtrate liqeni si ato të eksploruara nga NASA tregojnë se edhe në të kaluarën ka patur ujë në sipërfaqen e Marsit.Megjithatë, klima në planet ka ndryshuar duke u ftohur për shkak të atmosferës së hollë të tij, duke e kthyer pjesën më të madhe të ujit në akull.
“Nuk është një liqen shumë i madh,” shprehet Prof.Roberto Orosei, nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën, i cili udhëhoqi studimin. Ndërkohë, skuadra e kërkimit thotë se liqeni është më pak se një metër.
Zbulimi u realizua duke përdorur “Marsis”, një mjet radar në bordin e Orbiterit “Mars Express”. (TCH).