Idriz (Xhemë) ULAJ u lind më 10.08.1942 në Vuthaj, Plavë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, shkollën normale në Prizren, fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Më 1967 filloi të punojë mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës, pastaj në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe, në vitin 1971 – 2007, lektor-gazetar në revistën javore “Zëri i rinisë”.
Idriz Ulaj është krijues që ka bërë emër në letërsinë shqipe. Ai kaherë (1962) ka filluar të botojë vjersha për të rritur dhe për fëmijë nëpër revista e gazeta.
Krahas poezisë, shkruan edhe prozë dhe satirë (në satirë me pseudonimet: Grethzori, Shokzori etj.)
Poezitë e tija janë përkthyer e botuar në gazeta e revista në gjuhët: kroatisht, turqisht, sllovenisht, serbisht, rumanisht, suedisht etj.
Merret edhe me studime etnografike. Ka botuar disa artikuj mbi gjenezën e shqiptarëve të Plavës e Gucisë. Nga ky lëmë, nga gjuha malazeze ka shqipëruar, përgatitur dhe botuar dy libra etnografikë-historikë për Malësinë e Madhe dhe për Krahinën e Plavës dhe Gucisë, materiale të regjistruara, të sistemuara dhe të arkivuara në vitet 1915 – 1921 në arkivin e Cetinës etj.
Idriz Ulaj njihet edhe si shqipërues i poezisë së poetëve malazezë, sllovenë, boshnjakë etj.
Është i përfshirë në disa antologji, monografi dhe leksikone të shkrimtarëve brenda dhe jashtë trevave shqiptare:
“Në prehër të jetës së re”, doracak për nxënës të shkollës fillore…, grup autorësh. Botues: Enti Republikan për Përparimin e Shkollave, Podgoricë, 1976
“Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë – shkrimtarët e Kosovës”, N. Duraku. Botues: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Agjencia e Autorëve të Kosovës dhe Redaksia e Botimeve të Kosovës, Prishtinë, 1984;
“Leksikoni i shkrimtarëve të Jugosllavisë”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve të Vojvodinës, Novi – Sad, 1986;
“Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë”, 1501 – 1990, H. Hasani. Botues: “Shkëndija”, Prishtinë, 1994;
“Dritaren lëre hapur”, autorë shqiptarë nga Mali i Zi, Art CLUB, Ulqin, 1999
“Portrete shkrimtarësh”, D. Behluli. Botues: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2002;
“Bibliografia e revistës KOHA”, 1978 – 1989, T. Foniqi. Botues: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë, 2004
“Degë e drurit të urtë”, Letërsi e bukur shqipe për fëmijë e të rritur, H. Ulqinaku. Botues: Asociacioni “Ulqini”, Ulqin, 2008;
“Dritaren lëre hapur” (shqip – kroatisht). Botues: Qendra e Mërgimtarëve të Malit të Zi – Podgoricë, Bashkësia Nacionale Malazeze – Zagreb, Zagreb 2010;
“Albumi i shkrimtarëve shqiptarë” (në 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë), S. Gashi, Prishtinë 2012;
“Urtësi nga më të shquarit e kombit”, R. Greiçevci, LSHK, Prishtinë, 2012.
Idriz Ulaj është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Jeton në Prishtinë.
Deri tash ka botuar këto vepra:
“Këngë popullore nga Gucia”(në 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit), f.128, botim i autorit, Prishtinë, 1978;
“Prizma” (poezi), Redaksia e botime “Rilindja”, Prishtinë, 1980;
“Edhe një orë dritë” (poezi), “Pobjeda” – KOHA, Podgoricë, 1980;
“Zilet e gëzimit” (bashkautor), libër leximi për klasën e dytë të shkollës fillore, ETMMZ, Podgoricë, 1983;
“Mjekësi popullore botërore”,f.248, KOSOVARJA, Prishtinë, 1994;
“Zilet e stinëve” (poezi për fëmijë e të rritur), URA, Prishtinë, 2007;
“Këngë dhe vajtime nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, f. 442 , Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2009.
“Prozë popullore nga Krahina e Plavës dhe e Gucisë”, f. 342, Instituti Albanologjik – Prishtinë, 2011.
Dhe “Vite me dy stinë”, LSHK, 2012, Prishtinë.
Ka shqipëruar dhe botuar këto vepra:
“Nahija e Plavës dhe e Gucisë”, nga Andrija Joviqeviq (“Plvsko-Gusinjska Oblast“, etnografi dhe histori, 1921), “TREND“, Prishtinë, 2009;
“Malësia”, nga Andrija Joviqeviq (“Malesija“,etnografi e histori, 1923), shtypshkronja “URA”, Prishtinë, 2010;
/Plava e GuciaSot/