e pashë sesi digjej ajri dita
sesi digjej deti uji
sesi bëhej pjesë imja në dhimbje
edhe substanca e huaj
e pashë sesi u dogj gjithçka
pos dashurisë njerëzore që shtriu krah
e mori në përqafim edhe vdekjezezën
e pashë…
mos pafsha kurrë
filmin e ferrit me flakë e tym
djegagur