ÇIDHNAK ARBËRORI

Shkrimtarit, studiuesit, filozofit dibran e kombëtar, autorit të 40 veprave letrare, veçanërisht “Kanunit të Dibrës” e romanit “Fshati Mosqofsh”, njeriut me shpirt e prova për demokracinë e vërtetë, kulturën e brezave, të shquarit Xhaferr Martini.

 

Nga poeti Mevlud Buci

Ti burrë i urtë, ti valë Drini

çidhnak urtësie, Xhaferr Martini

ti pendëshpatë, ti pendë lisnajë

ti uragan, vetëtimë, lutájë1.

 

Ti sinonim me lisin e madh,

cinikë e mjeranë të quajnë mendjemadh,

pleqëri e jetë o mik m’i gëzofsh,

na dhurove kryeveprën “Fshati Mosqofsh”.

 

Ti studiues i dritës së diturisë,

me botimet “Korab” në fushën e letërsisë,

në jetë e në punë e lufton unin,

na dhurove dritë me vepër “Kanunin”.

 

Me shpirtin e blertë si vargëzim kurore,

na rrezaton vepra “Filozofia popullore”,

ti veprat i ke si blerimi i Runjës,

ti shpirtbehar, skifter i furtunës!

 

Penda jote pikon bardhësi në altar,

për brezat e kohërat je ballëkrenar,

për Dibrën e kombin Agoll e Kadare,

Martin çidhnaku i kohës së re.

 

Ti poet, studiues, shkrimtar kushtrimi,

çidhnak arbërore, Xhaferr Martini.

 

1stuhi e fortë shiu

                                   

 (Në foto: Xhafer Martini)