Ministri i shtetit për çështje evropiane në ministrinë e jashtme Gjermane, Michael Roth prej ditës së djeshme ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në axhendën e ministrit gjerman janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare si takimi me kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile.
Vetë Ministri Roth përmes një postimi në Twitter shkruante dje, të dielen: “Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Ditmir Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.