Nga Ylli Manjani – ish-ministër i Drejtësisë
E përsëris: Miratimi i ligjit për Magjistraturën është akt ANTI-REFORMË dhe krejt i pastër KORRUPTIV!
Politika duhet të gjejë zgjidhje për të ngritur menjëherë:
1. Gjykatën Kushtetuese,
2. Gjykatën e Lartë,
3. Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ),
4. Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP),
5. Inspektorin e Përgjithshëm.
Pa këto organe drejtësia është në kolaps. Shumë shpejt do dalin nga burgjet edhe të arrestuarit…
Po u ngritën këto Institucione zgjidhen të gjitha të tjerat. Edhe Shkolla e Magjistraturës, edhe SPAK, edhe BKH edhe Prokurori i Përgjithshëm.
Të gjitha zgjidhen!
Parlamenti nuk mund të merret me çështje që janë detyra kushtetuese dhe ligjore të KLGJ dhe KLP. Njësoj si me ligjin e Teatrit, ku Parlamenti merr vendime që i takojnë Këshillit Bashkiak! Ose njësoj si me zgjedhjen anti kushtetuese të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme!
Ndaj, të paktën Opozita duhet ti qëndrojë strikt nevojës për krijimin e institucioneve të renditura më sipër. S’ka asnjë temë tjetër për dialog, përveç krijimit të 5 institucioneve themelore të sistemit të drejtësisë!