Ballina Kulturë VARUR QAFËS SI GJERDAN…

VARUR QAFËS SI GJERDAN…

(Një këngë malli për lumin e Sinicës)

Nga Fuat Memelli

Më vjen shpesh nëpër ëndrra
Iso e tij, ninullë më ngjan
Stoli të rrallë e ka Sinica
Varur qafës, si gjerdan.

Këtë iso, kaq të bukur
S’e bën dot kompozitori
Shpirti i lumit e ka thuruar
Pa një notë pentagrami.

Valet e tij, shushurijnë
Nëpër gurë, zaje e gjethe
Disa ikin, disa vijnë
Shkojnë të flenë nëpër dete.

Dhe dy urat përmbi ballë
Si kurorë ato i rinë
Kane mall per kalimtare
U rralluan e pak vijnë.

Ka përcjellë shumë breza
E të tjerë do përcjellë
Me ato valë si pulbardha
Letra malli do na sjellë.

Boston, 21.7.2018