Ballina Aktualitet Sofistika dhe eklektika e politikës që po shkatërron Shqipërinë

Sofistika dhe eklektika e politikës që po shkatërron Shqipërinë

Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ

Sofistika ka lindur në Greqinë e lashtë dhe vjen nga fjala e greqishtes së vjetër “sofia” që do të thotë dituri. Sofistet në greqinë e lashtë ishin mësues që përpiqeshin tu mësonin të rinjve artin e oratorisë, artin për të argumentuar dhe shitur çdo lloj teze me anë të argumentave të rrëmë. Sofizmi e degradon arsyetimin deri në atë pikë ku mund të duket normale, madje të quhet edhe arritje kur thuhet se “njeriu ka brirë” apo “ky sapuni është djathë” apo “rinia bën mirë që ikën nga vëndi” apo “ka punë por nuk ka profesionistë” apo “kemi mbyllur historinë e mbjelljes dhe trafikut të drogës” apo “ka rënë përqindja e papunësisë” duke u nisur nga mungesa e 500000 shqiptarëve të larguar në 2-3 vitet e fundit për të punuar në vendet e BE, por edhe në Malin e Zi, në Serbi, në Maqedoni, në Turqi, etj.

Për më tepër e më shkoqur, filozofia na mëson se sofizmi është një mënyrë e gabuar arësyetimi që kërkon që të kalojë të gënjeshtrën për të vërtetë, të padrejtën për të drejtë dhe të zezën për të bardhë. Nisur nga ky këndvështrim, sofizmi më i madh që me vjen shpesh ndërmend është dallimi real midis asaj që në vitet 2011-2013 na është paraqitur si e bardha me emërin rilindje (e shtetit, e unitetit kombëtar, e kulturës, e ekonomisë, e mendimit akademik e shkëncor, e drejtësisë, e fqinjësisë së mirë, etj) dhe të zezës që e shohim dhe e prekim në çdo ditë dhe në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Kjo sepse, pavarësishtë nga ato që na janë thënë dhe që vazhdojnë që të na nga oratorët, demagogët dhe altopërlantët qeveritare, situata jonë ekonomike, shoqërore, kulturore, mjedisore, gjeopolitike, administrative, politike, demografike, etj, vetëm sa është përkeqësuar. Nga kjo pikëpamje, ajo që na u prezantue si rilindje na rezultoj të ishte rivjedhje, risundim, neokumunizëm, neootomanizëm, hipokrizi, fiktivitet, fasadë, komitë, etj.

Një tjetër situatë sofistike është ajo që është bërë dhe po bëhët me të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”, e që në thelb nuk është asgjë më shumë se një duzinë burokratësh e funksionarësh politikë që ndonëse shquhen për deficiencë të theksuar intelektuale, profesionale e qytetare, dine të aktrojnë si të depolitizuar e të hiqen sikur kanë hartuar një projekt të madh e të ndërlikuar. Janë aq të paditur saqe pretendojnë se kanë bërë një projekt magjik e shpetimtarë, që sipas tyre nuk ka nevojë as për diskutime, as për compromise, as për gjithpërfshirje dhe as për ekspertizë dhe oponencën profesionale. Sipas tyre kërkohen vetem para, fonde, donacione, projekte dhe investime që si gjithmonë në këto 26 vite, të keqadministrohen nga klani, nga ku të mos mbetet asgjë. Për fatin tonë të keq, pjesa më e madhe e këtyre ekspertëve që mendojnë se kanë zbuluar zgjidhjen magjiketë, janë të pabesueshme sepse kanë patur një të kaluar të zezë komuniste ose janë trashegimtarë e besnikë të verbër të familjeve dhe ish drejtuesve të lartë të shtetit komunist. Kujtoj faktin që në kushtet minimale të nderit të shtetit, të politikës dhe të dekomunistizimit të administrates, pas vitit 1992, asnjëri prej tyre nuk duhet të ishte pjesë e administratës së lartë shtetërore, sidomos e sistemit të drejtësisë që nuk u bë kurrë. Në këtë kontekst kujtoj faktin që pas vitit 1992, Shqipëria dhe askush tjetër në këtë botë, nuk ka patur asnjë interes për sofistikën, as për hipokrizinë, as për eklektikën dhe për fytyrën dhe bëmat e elitës së vjetër komuniste.

Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka asnjë nevojë për fjalë të mëdha dhe as për sofizmat me të ashtuquajturat reforma magjike, mistike apo jashtëtokësore. Ky vend ka nevojë dhe mundësi për zbatimin e ligjeve dhe për reformat që mund të hartohen dhe të implementohen përmes elitarizimit, dekomunistizimit dhe dekriminalizmit ligjor të shtetit dhe të politikës. Fjalori për ato idetë dhe reformat e mëdha zhvillimore nuk duhet dhe nuk mund të përdorën për të mashtruar e marrë investime, donacione dhe projekte pa fund nga BE dhe SHBA. Bëhët fjalë për projekte, impakti pozitiv i të cilave është i kushtëzuar nga kompromiset, nga gjithpërfshirja, nga përfaqësimi politik dhe administrativ real dhe nga meritokracia dhe kapacitetet administrative. Në këto 106 vite, në të shumtën e rasteve, hipokrizia dhe sofistika e politikës ka shkaktuar vetëm pengesa, vonesa, zhgënjim dhe humbje të madhe të besimit nga ana e popullsisë dhe e institucioneve ndërkombëtare. Pavarësishtë nga sofizmat e politikës, të gjithë aktorët, përfshirë edhe ndërkombëtarët, e dinë faktin që duke filluar nga viti 1992 e deri në ditët e sotme, në vëndë të rritjes së kohezionit dhe të bashkimit shoqëror e kombëtar të energjive dhe të vullneteve tona zhvillimore, është nxitur dhe thelluar individualizmi, fudullëku dhe përçarja. Në vënd të unitetit dhe gjithpërfshirjes është shkuar shumë largë me krahinizmin dhe klanet abuzivistë që na e kanë shitur të zezën për të bardhë. Në vënd të bashkëpunimit, konkurimit dhe përfaqësimit real, është arritur deri tek ato listat idjote me emërat e shokëve të katundit të vogël të 2-3 përsonave eklektikë, që as vetë nuk e dinë se përse janë dhe si kanë arritur deri aty ku janë sotë, pa patur asnjë meritë apo njohuri nga strukturat dhe as funksionimi i shtetit ligjor.

Kujtoj faktin që eklektika në politikë është bashkimi arbitrarë i pikëpamjeve, praktikave, ideve dhe ngjarjeve për ti paraqitur më pas ato si pikëpamje apo teori origjinale të liderit. Nga ky këndëvështrim, në kënetën e këtyre 28 viteve, gjëndën jo pak shëmbuj dhe orvatje për t’i ngjarë Enverit që kujtonte se me proletarizimin e parties dhe shoqërisë, me luftën e klasave dhe me përjashtimin nga vëndimarrja, pas vdekjes do të bëhëj klasiku i pestë i marksizmit e më së paku do ta kishte fotografinë e kokës së vet përkrah Marksit, Engëlsit, Leninit e Stalinit. Historia do të provojë se edhe eklektika apo orvatja e vazhdueshme e politikës së këtyre dekadave për të bashkuar praktikat konspirative e përjashtuese të sundimit totalitarë me terminologjinë e funksionimin gjithpërfshirës e demokratik të shtetit ligjor, është kohë e humbur për Shqipërinë dhe shqiptarët .

Për më tepër, eklektiku lëkundet sa andej këtej sepse nuk ka as principe, as parime, as ide zhvillimore dhe as interesa të mëdha shoqërore e kombëtare. Eklektiku është i gatshëm për kompromise të palejueshme e deri në dëm të madh të zhvillimit shoqëror e politik të vëndit. Këto janë disa nga ato karakteristikat që gjëndën dhe mund të shquhen lehtë tek të gjithë drejtuesit tonë politik e shtetëror. Në këtë kontekst po rikujtoj vetëm disa nga ato kompromiset e njohura publike që sollën prishjën e ligjit themelor të shtetit, apo kompromiset që sollën moskryerjen e dekomunistizimit të administratës dhe institucioneve, apo kompromiset për zgjedhjet pa zgjidhje, apo kompromiset që sollën shkatërrmin e pronësisë së tokës, apo kompromiset që sollën mosndëshkimin e krimit që arriti deri në polici dhe parlament, apo kompromiset për kultivimin e hapur të drogës në pyje, në ara e tani edhe nepër shtëpia, nepër laboratore, nepër magazine e deri edhe nepër ahuret e lopëve të mbushura me llampa e me ventilatora.

Filozofia na tregon se si një tjetër karakteristikë e sofizmit dhe eklektikës lidhet me faktin se ato bashkëjetojnë dhe shfaqën më mirë se askund tjetër tek njerëzit mëndjemëdhenjë, arrogantë dhe egoistë, të cilët kërkojnë që të imponohen me çdo mjet e me çdo kusht, vetëm që të realizohet qëllimi i tyre, vetëm që të kalojë mendimi dhe vullneti i tyre.

Për të kuptuar përmasat e infeksionit nga kjo mëndësi dhe sjellje eklektike e politikës dhe administratës, mjafton që të kujtojmë mënyrën se si na janë imponuar dhe kaluar investimet, pronat publike dhe projektet në llogaritë dhe dorën e PPP-ve dhe të 10-15 njerëzve që i marrin dhe i bëjnë të gjitha për shkak të lidhjeve të ngushta me pushtetin e shpërdoruar. Mjafton që të rikujtojmë edhe atë mënyrën se si u kollandrisën dhe u degraduan të ashtuquajturat reforma territoriale, reforma e arsimit, reforma e bujqësisë, reforma e shërbimit veterinarë, reforma e administratës publike, etj. Mjafton që të kujtojmë edhe atë mënyrën se si u propaganduan dhe u lejuan fajdet, 14 Shtatori, Gërdeci, 21 Janari, etj. Edhe në këto ditë, mjafton që të bëjmë një analizë të thjeshtë mbi mënyrën se si duan që të na imponohën me patjetër për teatrin kombëtarë, që në vend që ta ndertohet nga shteti dhe mbi truallin ekzistues, mashtrohet dhe lodhet opinioni qytetarë dhe artistik që të besojë gënjeshtren sipas të cilës “shteti nuk ka para”. Duan të thonë se shteti ynë që gjeti para për të rindertuar Gerdecin dhe gjysmën e Vorës, gjeti para edhe për të ndertuar dhe shkatërruar disa herë mbikalimin tek Zogu i Zi dhe sheshin Skendërbej, gjeti para edhe për të finacuar e rifinancuar kuturu rrugën Tiranë-Elbasan, etj, tani nuk po gjën dotë para as fonde për të ndertuar një vepër publike unike, mbi një truall publik në qëndër të kryeqytetit.

Të tilla sjellje janë gungat dhe pengesat tona në rrugën e integrimit dhe të zhvillimit demokratik. Të tilla sjellje e mendësi, janë burimi i vazhdueshëm i shërrnajës dhe i mungesës së kompromisit dhe kohezionit shoqëror e politik, për të cilin ka nevojë Shqipëria dhe shqiptarët.