Nga Ilia Karanxha
Kjo miqësi fillon qysh kur humanistët e shquar Marin Beçikemi ndryshe Barleti (1468-1526) dhe humanisti i shquar kroat Marko Maruli (1450-1524) në veprat e tyre pëpiqeshin të tërhiqnin vëmëndjen e oborreve princore të evropës në domosdoshmërinë e bashkimit të forcave kundra invazionit otoman. Të dy këta humaistë i përkisnin etnisë vllahe. Ndërsa Beçikemi shkrojti për qëndresën e shkodranëve kundra ordhive ottomane, vepër e cila është gjendur në biliotekën e Marulit, ky i fundit në fillim të shek. XVI shkrojti në gjuhën kroate poemën Judita o Istoria sfete udovice Iudit u uersich haruacchi slosena (Judita ose historia e të vesë së shënjtë Judita e shkrojtur në vargje kroate) që u publikua më 1521 në Venedik. Kjo vepër në mënyrë alegorike evokonte luftën kundra pushtusve turq.
Shumë nga veprat më të rëndësishme të Beçikemit por edhe të Marco Marulit u publikuan në Venedik nga vëllezrit Bernardino e Mateo de Vitali të cilët populli i njihte si “albanesoti”
Më 1522 kur Beçikemi dërgoi në Romë Bernardino de Vitalin të nxirte lejën për veprën e madhe Historia de vita et gestis Scanderbegi, Marco Maruli me këtë rast përgatiti një letër plot pasion ((Epistola… de calamitatibus occurrentibus et exhortatio ad communem omnium Christianorum unionem et pacem) me të cilën i bënte thirje papës të sapo zgjedhur Adiano VI që të ndërhyne, me qëllim që krishtërimi më në fund i bashkuar të mund të jetonte në paqe duhej t’i bënte ballë armikut që gjendej në portat e Evropës. Ndërsa vepra e humanistit tonë ishte një model i shkëlqyer i kësaj lufte letra e Marulit ishte një thirje për këtë luftë.
Në Kroaci Marco Maruli nderohet sot si babaj i literaturës kroate. Në Split ndodhet busti i tij në bronx ndërsa në kartmonedha zyrtare, në prerja prej 500 cuna, është vendosur portreti i tij.
Në Shqipëri kanë kaluar 550 vjet dhe akoma nuk dimë se kush është Marin Beçikemi (Barleti) pa le pastaj, sadopak si kroatët, ta nderojmë e ta respektojmë.