Nga Myslim Murrizi – deputet i Lushjes në Kuvendin e Shqipërisë
Pashe nje reagim te Tijin mbreme, qe PD nuj ju ka derguar ftesen qe ju ka sjelle Gramoz Ruçi deputeteve te viteve 92-97 per te qene pjesemarres ne ceremonine e vendosjes se bustit te Pjeter Arbenorit.
Se pari Miku im i ndjeri Pjeter ka ikur nga kjo bote me date 8 korrik te vitit 2006, dhe prej 7 vitesh PD ishte ne pushtet dhe e kishte ajo detyrim qe ta nderonte Pjeter Arbenorin.
E po ta kishte bere PD besoj qe nuk do te kishin “ humbur” ftesat e Gramozit.
E dyta Miku im une mbaj mend shume dhe e di mire qe Ridvan Bode , Fatos Beja, Ilir Bano dhe Ndriçim Xhepa nuk kane qene deputet te viteve 92-96.
Fatosi ka qene keshilltare i presidentit, Iliri nendrejtor i ALPETROLIT, ndersa Ridvani drejtor i doganave.
Fatosi, Ridvani dhe Ndriçimi jane bere deputet tek ai parlamenti 6 mujor i vitit 1996, qe u shkri ne mars te vitit 1997 si vesa para shiut.
Iliri eshte bere deputet ne vitin 97-2001.
Ne mandatin 97-2001 ku i ndjeri Z Arbenori ishte deputet akoma, nuk kane qene deputet as Fatosi e as Ridvani i nderuar Astrit por kane qene 15 te tjere dhe une i 16-ti, si dhe 8 nga lista por jo keta qe ju citoni.
Nga grupi i sotem parlamentar kane qene deputet me Z Pjerer gjate viteve 91-2005 vetem 8 deputet nga 43 qe ka grupi ( Doktorri, Tritani, Pollo, Paloka, Dashi, Nardi, Mediu dhe i fundit une).
Te gjitha keto i “ sqarova” qe te mos kete as keqkuptim e as ndryshim te historise se jetuar, se pastaj na benen si vereranet qe shohim çdo 5 maj tek varrezat me shall te kuq komunist ne qafe dhe kane lindur ne vitin 57, pra 13 vjet pasi kishte mbaruar lufta.
Por me e rendesishmja qe dua te shtoj une i nderuar Astrit eshte : qe si nga ata emra qe permendje Ti, si nga ata fytyra qe une pashe dje ne ceremoni, nuk i kam pare me date varrimin e te ndjerit Pjeter Arbenori ne korrik 2006 ne Shkoder kur PD ishte ne pushtet.
Dhe ky eshte TURPI i pare i ATYRE.
Une kam qene ne varrim i nderuar Astrit dhe pak me siper citova qe mbaj mend shume.
Kam qene me Bislim Ahmetajn, Mark Kroqin, Lorenc Luken etj.
Ndersa “ fotozhiniket” e djeshem qe benin “ interesantin” nuk kane qene Astrit se ju kishte zene syte karrikja e pushtetit.
Pastaj TURPI i dyte por edhe me i rende se i pari i te gjitheve JU qe ishit ne pushten perfshi dhe Ty Astrit nga korriku 2006 deri ne shtatore 2013, ishte qe jo vetem nuk ju ra mendja per Pjeter Arbenorin por ndoshta kurre se keni menduar me qe ka qene dhe kush ka qene.
PJETERI e ka merituar ate BUST ne oborrin e KUVENDIT shume kohe me pare, dhe jo nga Gramoz Ruçi.
Prandaj ne vend qe te kerkoni falje apo minimalja te heshteni, mos beni derr derr si te “ indijuar”
Edhe une jam dakort qe te flasi DOKTORRI e mezi po pres qe te tregoj “ krimet” e te gjitheve qe kane qene ne parlament nga viti 1991 e deri ne vitin 2013, por edhe shume te tjereve qe e kane merituar te jene ne parlament nga PD, por qe “ shoqnia” JUAJ nuk la gje pa shpifur qe ti largonte.
Te flase DOKTORRI i nderuar Astrit per ATA “ krime” e “ kriminele” qe nuk i njohin e nuk i kane pare apo degjuar DEMOKRATET, se per ATA qe i kemi pare e i kemi degjuar, vuajtur apo prekur vete, nuk ka pse “ lodhet” kot DOKTORRI se DEMOKRATET mbajne mend shume dhe mire bile.
Jo te gjithe DEMOKRATET mund te “ harrojne” me dashje HISTORINE E PD te ketyre 28 viteve.
Besoj qe te kam bere nje “ sqarim” te pergjitheshem.
Kush te doje “ sqarim” me DETAJE, jam gati ta hap
“ arshiven” nga data 8 dhjetor i vitit 1990, por do te zhvleresohen shume “ heronj imagjinare” qe mendojne se para TYRE, nuk ka ekzistuar ASGJE, dhe pas TYRE, nuk ekziston GJE me.