Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve

-Nga fjala e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në Kuvendin e Shqipërisë, më 19 korrik 2018-

“I nderuar president, kreu i Kuvendit, kryeministër, deputëtët dhe përfaqësues së qeverisë, përfaqësues të trupës diplomatike, së pari më lejoni të shpreh mirënjohjen parlamentit që më kanë bërë këtë ftesë.

Të dy vendet tona janë të lidhura me detin Adriatik, por edhe me një gjë të fortë. Kroatët dhe shqiptarët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që nga mesjeta.

Shqiptarët janë tërësisht të integruar janë qytetarë të respektuar në Kroaci.  Ata janë të përkushtuar dhe të mbajnë gjallë lidhjet.  Ata janë një shembull se si pakicat mund të bëhen një urë për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve Shqipëri dhe Kroaci.

“Shumë shqiptarë luftuan për Kroacinë dhe sakrifikuan jetën. Më besoni, Kroacia nuk harron. Ju ishit miqtë tanë, kur miqtë i kishim të pakët. Gjatë luftës për pavarësi. Kroacia është shembull i bashkëjetësës. Shqiptarët në Kroaci janë krenarë dhe shqiptarë patriotë. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë. Shqiptarët janë qytetarët shumë të nderuar në Kroaci”, deklaroi Kitaroviç.

“Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Shenjtorja Nënë Tereza vizitoi është Shqipëria, mik i kohëve të vështira. Pakicat janë urë e rëndësishme për përfitimin e dy kombeve”, deklaroi Kitaroviç.

“Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, shtoi Presidentja e Kroacisë.

Kitaroviç deklaroi edhe mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë në rrugën  e integrimit drejt BE

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç tha se “Kroacia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria për përmbushjen e kritereve drejt BE.

Kitaroviç bëri thirrje për bashkim kombëtar për çështjet strategjike.

Për këtë qëllim është mjaft e rëndësishme të sigurohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat.

Kitaroviç tha se Kroacia do të punojë për një tjetër samit BE-Ballkani Perëndimor dhe do të ndihmojë Shqipërinë duke ofruar përvojën e saj.

““Kroacia e përkushton të gjithë vëmendjen e saj drejt zgjerimit të BE-së dhe këto do të jenë pjesë e prioriteteve të presidencës sonë dhe do të bëjmë përpjekje të mëdha për të organizuar një tjetër samit mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE duke i ofruar asaj përvojën e saj dhe duke mbështetur ngritjen e institucioneve.””, tha presidentja kroate

Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë së bashku dhe qoftë një miqësi sa më e gjatë midis dy vendeve”,- u shpreh ndër të tjera, Kitaroviç

(Video) Fjalimi i plotë i Presidentes të Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç: Jemi miq që nga koha e Venedikut