Ballina Kulturë Kulla e madhe e Rajtës

Kulla e madhe e Rajtës

Po vijn’ malet pyetin rranjët:
Ku asht’ kulla e Preng Mark Rajtës?
N’ Krejë-Lurë, me gurë trolli…
Tek flamurtari Dom Kaçorri…

N’ brezni me kulme e gjurmë,
Dod e Zef Prengen me genet burr’.
Eci me pushk’ e laps për Flamur.
Lek Zef Rajta n’t’bukuren Lurë.

Refreni 1

Emri Rajta me rreze dielli,
Vjesht’ bujare, fis si prillli…
Derë e hapur e kull’ e madhe
Bukë e besë, zemër shqiptare.

N’male t’Lurës – kala e fort’
N’Plav-Guci deri në Korçë
Për Atdhe, liri e dritë…
Kulla e Rajtës i çoi bijt’

Po vijn’ malet e pyetin rranjët:
Ku asht’ kulla e Preng Mark Rajtës?
Në male t’Lurës plot histori,
Me Doçin e Menën…lartësi.

Refreni 2

Emri Rajta me rreze dielli,
Vjesht’ bujare, fis si prillli…
Derë e hapur e kull’ e madhe
Bukë e besë, zemër shqiptare.

Muzika: Edmond Zhulali.
Këndon: Dritan Jashari.
Teksti: Ramiz Lushaj.