Curraj i Epërm, një ndër bukuritë e rralla të Shqipërisë

Nga Desantila VATNIKAJ

Pak njerëz në ditët e sotme mund të kenë dëgjuar për fshatin Curraj i Epërm, edhe më pak prej tyre kanë arritur ta vizitojnë këtë fshat, por jam e bindur se një ndër bukuritë e rralla të Shqipërisë është edhe ky vend ende i panjohur për shumicën.

Fshati Curraj i Epërm ndodhet në trekëndëshin e alpeve Theth- Curraj i Epërm- Valbonë, në rrethin e Tropojës, në veri të Shqipërisë.

Njihet tashmë si ndër të paktat fshatra që nuk u mposht nga sundimi Turk, gjithashtu as ndaj forcave serbe malazeze e nuk u dorëzua as përballë diktaturës komuniste, e kështu as në vitin 1967 nuk e lejuan rrënimin e kishës së fshatit, duke mbetur kështu një trashëgimi e ruajtur e vendit.

Një mrekulli e alpeve Shqiptare e cila shumë shpejt do të ketë një infrastrukturë falë iniciativës së Shoqatës Nikaj-Mërtur dhe kontributit të cdo individi që mban me vete prejardhjen, origjinën dhe vendlindjen e kësaj zone.

Origjina është e trashëguar dhe unë vij nga ky vend!