Gazeta “Bytyçi” mbush 15 vite nga kur ka dalë për herë të parë

Sot po publikojmë faqet e para të tre numrave të parë të kësaj gazete.
Si një bashkudhetare e Festës së “Bytyçit”, emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”, si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarkombëtare”,, ishte edhe gazeta “Bytyçi” e Shoqatës Mbarëkombetare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, e cila edhe ajo ketë vit e bën 15 vjetorin e saj.

Ajo e nisi rrugën me pretendime modeste ose pa pretendime fare për sa i përket tregut mediatik, por me qëllime dhe objektiva të qarta, të cilat deri në këtë moment i ka përmbushur me sukses të plotë.

Pa pretendime të tepruara, por edhe në minjaturën e saj të ndikimit po qe se do jetë, ajo ka shërbyer dhe duhet të sherbejë si modeli i një gazete në të cilen fjala është thënë ndryshe nga të tjerat, sepse pavarësisht subjektivizmave që mbart çdo lëndë e shkruar mbi letër dhe jo vetëm, ajo e ka pasë dhe e ka kriter të saj vetëm të vërtetën.

 Pra me apo pa shije në qoftë se ka qënë dhe do të jetë, e hidhur apo e ëmbël, por jo bardh dhe zi, por me gjithë kolorin e jetës që kanë përshkruar dhe përshkruajnë lëndët e përmbajtjes së shkrimeve në faqet e saj.

Po ashtu në faqet e kësaj gazete jemi përpjekur që të mos lejojmë të futet asnjë “kuant”, politike. Kjo për arsye se ajo e ka kontominuar dhe çdo ditë e më shumë po e kontominon jetën e shoqërisë shqiptare duke e gremisur atë në një rrugë të vështirë për t’u kthyer pas dhe me nisur aty ku duhet nisur zhvillimi i kësaj shoqërie tejet të margjinalizuar nga politikat e zbatuara deri më sot nga politikanët antikombëtarë të kësaj klase politike të degjeneruar së tepërmi në ketë vend.

Stafi i gazetës “Bytyçi”

Tiranë, më 19.07.2018.