Në Valbonë, në përvjetorin e parë të Borës, vajzës së mikut tim, Marlen Malaj.
Edhe 100 vite të bardha, i gëzofsh moj e mira Borë, të bardha si bora e majeve të Valbonës.
Jam i bindur se përvjetorit tënd të parë i gëzohen shumë, atje ku janë, lart, në përjetësi, edhe gjyshi yt, Haziri (dëshmor i atdheut) edhe xhaxhai yt, Ariani.
Edhe një herë gëzuar ditëlindjen e bukura Borë! – komenton e uron në statusin e tij në facebook, dr. Islam Lauka, ish ambassador i Shqipërisë në Kosovë, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Amerikane e Britanike, president i Qendres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike – Tiranë.
____
Titulli redaksional nga Limit.al