Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një thesar gjigant prej disa miliardë tonë diamantesh, kanë njoftuar ekspertët e Institutit prestigjioz për Teknologji (MIT) në Massachussetts të SHBA-ve.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se tani për tani nuk ekziston ndonjë ngut që të nxirren, pasi ata gjenden nga 145 deri në 240 kilometra nën sipërfaqen e planetit tonë, shumë më thellë sesa deri më tani janë hapur vrima, dhe aktualisht nuk ekziston një teknologji e tillë që do të mund ta bënte.
Duke përdorur teknologjinë e sizmologëve për të analizuar se si kalojnë valët e zhurmës nëpër Tokë, ekspertët kanë zbuluar mure që mbulojnë bërthamën e Tokës, duke krijuar kështu një mbështjellës rreth saj.
Dhe pas hulumtimeve të detajuara, është zbuluar se ato mure janë nga diamanti dhe se Toka nën sipërfaqen e saj ka shumë më shumë gurë të çmuar se sa është menduar më herët, shkruan tg.
Ekspertët gjithashtu kanë njoftuar se gjatë 20 viteve të ardhshme do të jetë e pamundur gjetja e këtyre diamanteve, pasi do të nevojiteshin të ndodhnin shpërthime të mëdha të vullkaneve që do t’i nxirrnin mbi sipërfaqen e Tokës, kurse shpërthime të tilla ndodhin shumë rrallë.