Nga specialisti Shpend Nikoçi – Tropojë
Ju bëjmë me dije se ekosistemi agro-pyjor i gështenjës Tropojë , në gjëndjen bio-gjenetike dhe fito-patologjike që ndodhet ka nevojë për mbështetje , përkrahje , ndihmë dhe orientim për të dalë nga kjo gjëndje regresive dhe e pa shpresë ku ndodhet :
* Ka plot dijetarë , mendimtar , shkencëtar e filizof , që shprehen , që flasin dhe japin receta e mendime , por ky ekosistem ka nevojë për një projekt teknik konkret që e menaxhon ekosistemin drejt prosperitetit , që ndërpret dëmtimin e ekosistemit ,degjenerimin gjenetik të kultivarit tradicional dhe konvertimin në cungishte dhe e orienton drejt rikthimit të kultivarit tradicional .
Projekti i hartuar nga shoqata “Gështenja e Tropojës” është depozituar pranë organizmave të pushtetit vendor dhe qendror .
Janë të lutur të gjithë subjektet juridik , privat e shtetëror të paraqesin projektet e tyre alternativë , për të konkuruar për krah projektit te shoqatës” Gështenja e Tropojës” , në mënyrë që të konkurojë e të përzgjidhet më i miri dhe të vihet në efiçensë për nderprerjen e dëmtimit të ekosistemit dhe rikthimin e kultivarit tardicional . Kontributi i secilit subjekt vlerësohet dhe është i mirëpritur .
Ju faleminderit .
________
* Titulli nuk është i autorit, po i redaksisë të portalit “Limit.al”, Tiranë