Vuthaj 18 Korrik 2018
Me 18 Korrikut të vitit 1951 në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë dora gjakatare e pushtuesit serbo-malazias e mbushur me urrejtjen antishqiptare kishte vendosur të rrethojë shtëpinë e atdhetarit dhe fisnikut vuthjan, Çung (Jahë) Tahirit Dedushaj.
Sot kur u mbushen plot 67 vite që kur dora barbare e regjimit kriminal Titist pushkatoi, Çung Tahirin Dedushaj dhe nipin e tij Isuf Zymer Dedushaj i përkujtomë me krenari dhe nuk i harrojmë, sepse 18 Korriku i vitit 1951 ishte një ditë e rëndë për fshatin Vuthaj, për tërë Plavë e Gucinë dhe për të gjithë atdhedashësit shqiptar.
Njësi të shumta ushtarako-policore e rrethuan shtëpinë e kësaj familje atdhetare, i muaren me dhunë dhe i keqtrajtuan në mënyrën më mizore, vetëm e vetëm që të përulin dhe cenojnë dinjitetin e tyre dhe të vuthjanve, dhe më në fund i pushkatuan pa gjygj Çungun dhe Isufin në vendin e quajtur Shtrejt në dalje të Vuthajve.
Pushtuesi serbo-malzias sikur nuk u ngop me vrasjet , ata arrestuan edhe dy kushërinjtë e tyre Ibër Hutin Dedushaj dhe Brahim Çalokun Dedushaj dhe i dënuan me nga katër vite burg të rënd në burgun famëkeq të Goli Otokut.
Edhe pse pushtuesit serbo-malazias bëri këtë akt makaber, ata nuk arritën dot për të ndalur dhe shuar flakadanin e atdhetarisë së truallit të fisnikëve vuthajn. Po nga trualli i Çung Tahirit dhe Isuf Zymerit u ndërtua një kështjellë e tërë e dijes dhe njerëzve të suksesshëm, pasardhës të tyre, ku sot kemi shumë doktor shkencash, shumë magjistra dhe intelektual të profileve të ndryshme, duke nisur nga Prishtina, Tirana e New Yorku e gjerë në Japoninë e largët që me krenari dhe mburrje vazhdojnë misionin e tyre në shërbim të kombit në fushën e dijes dhe zhvillimit.
Po ashtu pasardhësit e martirëve duke mos i harruar ata dhe veprën e tyre në vendin e ekzekutimit ua kanë ngritur një lapidar që bart mesazh të qartë për vrazhdësinë e atyre që shqiptarëve nuk ua deshën të mirën kurrë.
Për të nderuar veprën dhe jetën e Çung Tahirit Dedushaj dhe Isuf Zymerit Dedushaj institucionet e Kosovës, ne komunën e Pejës kanë bërë edhe emërtimin e dy rrugëve me emrat e këtyre dy martirëve, bashkëvendësve tanë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Çung Tahirin Dedushaj dhe Isuf Zymerin Dedushaj !
Vuthajt, dhe Plavë dhe Gucia gjithnjë do i përkujtojnë më mburrje dhe krenari sakrificën e familjes Dedushaj.
Po si edhe vendi i pushkatimit që rastësia e deshi të jetë vendi i quajtur “Shtrenjti i Vuthajve” edhe gjaku i Cungut dhe Isufit është i shtrenjtë dhe nuk do të harrohet kurrë.
Esad GjONBALAJ
“Plava e Gucia Sot”