Nga Nikollë Loka
E ardhmja jonë
vënë për udhë,
me lutje
po shtyhet nëpër erë,
kapur nëpër mjegulla
e nëpër ré,
karvani i gjatë i shpresave
halleshumë,
nga ura në urë,
s’po zen vend…
vënë për udhë,
me lutje
po shtyhet nëpër erë,
kapur nëpër mjegulla
e nëpër ré,
karvani i gjatë i shpresave
halleshumë,
nga ura në urë,
s’po zen vend…
E në kryqëzime qorre
era shfryn,
një dallgë marrëzie
shterret përmbi shkëmb,
shpirtërat tanë,
pa mëshirë
dikush i gjuan me gurë,
po gurët përfundojnë
në tjetër vend.