BURRAT

Nga Angjelina Krasniqi – Enxhi

Përshëndetja “A je ,si je ,burrë i dheut!”
Më del përpara sot porsi një film i vjetër,
Sot, hyrë në këtë moshen time të tretë
Ja njoh madhështin fjalë – faljes patjetër!…

Atëherë dhe e falmja kishte një të matur
Faqet përpjkëshin, në mjekrat ashpërsie,
Dor’majta lëshohej në të majtën shpatull
Fjala e shtrëngimdora ishin matje burrnie!…

E sot! Sot puthen burrat sikur të ishin gra
Lënë pllaquritjet e buzëve shllup e shllap,
E hapen si gjela,fluturojnë thua kanë krah
Ca biruceve futen,ngjajnë në një vjedullak!…

Epo nuk di si ti quaj burrat në këtë shekull të ri
Kur urisë e hëngren një”R” e mbeten pa burrni!…

Bochum, 18 korrik 2018_