Ballina ED/OP Në mos qofshim racist, nuk e dimë se çfarë jemi!

Në mos qofshim racist, nuk e dimë se çfarë jemi!

Nga Arbër Ahmetaj – Zvicër

Mark Simoni shkruante sot për tre djem me ngjyrë nga Kongoja që jetuan në Lezhë! Pak ditë më parëArben Kallamata  publikoi një ese mbi racizmin në shoqërinë tonë! Para se të publikoja një poezi, e pyeta Mehmet Elezin, nëse mund ta përdorja fjalën «gabel» pa lënduar kënd dhe nga e kishte etimologjinë kjo fjalë! A jemi a s’jemi racist? Kjo është çeshtja! Njerëzit e kultivuar të atdheut e refuzojnë racizmin, gjejnë argumente në favor të tezës që i pershtatet besimit të tyre! « Jo me besim, por me dyshim shkohet drejt së vërtetës », thoshte Des Cartes, filozofi, nga emri i të cilit rrjedh termi « Kartezian », që identifikon njerëz që arrijnë në perfundime pas një analize të thellë, të ftohtë!

Arben Kallamata sillte në shikimin e tij dy kategori qytetarësh, arumunët dhe egjiptianët. Komentuesit e statusit të tij, sollën « labët, malokët, lalucët, kosovarët, çamët etj! » jo si racizëm, por si grupe apo gjetje për tu diskriminuar! Mua më kujtohet nga fëmijëria ime se si përbuzeshin femijët e besimit kristian, termat pezhorativ, poshtrues që perdornim për ta! Më sa kuptoj, tek ne, krejt thelbi nuk është raca, pasi edhe shkencërisht racat nuk egzistojnë! Thelbi është : tjetri! I ndryshëm nga ne! Intoleranca! Kafshëria idelogjike e gjetjes së armikut tek tjetri që s’mendon si partia, e trashëguar nga komunizmi, ka vazhduar! Personalisht kam pësuar nga demokratët që « ishin më të barabartë së unë » pasi nuk i braktisa miqtë e mi të majtë! Disa prej këtyre miqve të majtë, ishin në fakt tipik klysh shkërdhate, m’a futën thikën në fyt sa morën këmbët!
Kur isha student në Fakultetin e Mjeksise në Tiranë, mesova se një prej këtyre djemve nga Kongo, nise prej një dashnie pa perzervativ e kontracepsion kishte lënë shtatzënë një bjonde të hijshme Tirane ! Nëna e bjondes së bukur punonte mjeke gjinekologe në Tiranë! E shtroi të bijën në spital, e vuri në somnifère, ia hoqi embrionin, sythin e një jete me ngjyrë, pa pëlqimin e saj! Aq më pak të të atit. Në mos qofshim racist, nuk e dimë se çfar jemi! Kjo është më keq! Pra është një krizë! Pyetjet janë të pafundme…! Presin përgjigje prej nesh! Urgjente.