Ballina Ravijëzime Klinton dhe Rugova në Uashington

Klinton dhe Rugova në Uashington

Nga Ilir Kadia

“Klinton i tha Rugovës se të gjitha kërkesat e kosovarëve ishin të drejta dhe se ai vendosmërisht do i përkrahte! Veç një gjë mos kërkonin ata: pavarësinë! Nuk mundej!
-As ne amerikanet nuk mundemi! Kupton!”
-Mirë por janë shumë probleme!-i tha Rugova.
-Sado të jenë, të gjitha do i zgjidhim!-tha Klinton.
Rugova filloi ti rendise problemet një nga një.
Ato ishin shumë më tepër se ç’mendonte Klinton.
Por, Rugova duket i pëlqeu me urtinë e tij dhe Klinton me siguri ka menduar se ky burrë,si Gandi, do e dijë një zgjidhje të urtë për të gjithë këto probleme.
-Ok,ok!Të thashë që do i zgjidhim të tëra por ti vetë çfarë rrugë propozon që të jetë më e lehta!-i tha ai Rugovës.
Rugova rregulloi pak shallin, që t’i dukej më shumë kollarja, dhe tha:
-Pavarësia!”

Berisha i tregonte Vujanoviçit,Presidentit të Malit të Zi, në vila 31 në Tiranë këtë histori dhe unë mbaja shënim mbrapa ftesës së darkës mikpritëse.
Dhe vera jonë, si ajo e malazezëve në Podgoricë më parë, ish shume e mirë…ndërkaq.