Futbolli për femra fiton popullaritet në SHBA

Pas vemendjes që iu kushtua ndeshjeve të Kupës së Botës në Rusi, popullariteti i futbollit për femra në Shtetet e Bashkuara pritet të rritet, ndërsa ky sport tërheq tifozë të rinj dhe numri i prindërve që inkurajojnë vajzat të luajnë, është rritur. Kombëtarja e femnrave e Shteteve të Bahskuara ka fituar tre kampionate botërore, një rekord që vetëm e ka bërë edhe më tërheqës këtë sport për vajzat.

Koha e butë e Kalifornisë është ideale për futboll. Në fakt rreth 250 mijë lojtarë janë regjistruar në klube të ndryshme futbolli në gjithë shtetin. Por megjithë popullaritetin në rritje, futbolli profesional për femra nuk është ende i përhapur atje. Liga Kombëtare e Futbollit për Femra ka nëntë ekipe në nëntë shtete, por asnjë prej tyre në Kaliforni.

Por ka ekipe gjysmë-profesionale për femra. Një nga lojrat e kohëve të fundit vë përballë njëra-tjetrës ekipin La Galaxy të distriktit Orange dhe Crush të Kalifornisë së Jugut. Ato shafqin konkurrencë të fortë në fushë dhe objektivi i tyre është të tërheqin sponsorizues të rinj dhe të ngjiten në nivelin e ligave profesionale.

“Ka disa gjëra që lojtaret femra nuk i bëjnë dot. Rrezja e pasimit mund të jetë pak më e shkurtër përsa i takon distancës së pasimit. Por aftësia personale, forma e lojës, cilësia e lojës, taktika të gjitha janë shumë të ngjashme. Ato janë po aq konkurruese, po aq ambicioze dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë një punë fantastike për krijimin e një mjedisi që u jep mundësinë grave dhe vajzave të shkëlqejnë në këtë sport”, thotë Scott Juniper, kryetrajner i ekipit “LA Galaxy”.

Megjithëse një sport i thjeshtë, futbolli nuk është i lirë. Mesatarisht prindërit, paguajnë deri në 3 mijë dollarë në vit për të regjistruar vajzat e tyre në një klub futbolli. Kjë nuk përfshin koston e udhëtimit në gjithë vendin për të konkurruar.

Disa prindër shpresojnë që vajzat e tyre të luajnë aq mirë saqë të fitojnë bursa për të luajtur në ekipet e universitetit.

“Perspektiva e klubit është që bëhet fjalë për një investim, kështuqë atë që paguanpër klube, do ta ndihmojë fëmijën që të marrë një bursë për në universitet”, thotë Lana Alarcon, mamaja e njërës prej lojtareve.

Një numër i vogël do ta arrijë atë nivel. Por ato që e arrijnë, me bursat mund të paguajnë koston e universitetit dhe çdo shpenzim tjetër që duhet për futbollin. Mund të jetë gjithashtu një shans për një karrierë profesionale.

Pesë të reja nga ekipi LA Galaxy kanë nënshkruar kontrata për futboll profesioanl., përfshirë Jordan Maradën.

“Është një konkurrencë që e kemi brenda vetes dhe që nuk e gjen kur luan piano ose bën një sport më individual. Mendoj se me këtë lloj sporti, luan me një skuadër, ke shpirtin e skuadrës, të sportit dhe ne jemi të gjitha motra, shoqe”.

Jordan ëndërron që të bëhet lojtare e ekipit kombëtar amerikan të futbollit për femra dhe të përfaqësojë vendin e saj në nivel ndërombëtar, një arritje që pa dyshim do të frymëzonte vajza të tjera të vogla që të ndjekin ëndrrat e tyre.