I nderuar Fatos, Kryeministër i luftës dhe shok i yni, të nderuar bashkëveprimtar e bashkëluftëtar, përfaqësues të mediave, i dashur Haxhi Baba,
Tubimi i sotëm në Golem të Kavajës paraqet nderim dhe përkujtim, por edhe rikhtim në një nga bazat më të rëndësishme të LPK’së e cila funksionoi për 8 vite me radhë, pikërisht në këtë shtëpi ku jemi mbledhur ne sot.
Kjo shtëpi, ky oxhak, ishte bazë e LPK’së dhe UCK’së që u shëndërua në qendër të mobilizimit, komunikimit dhe të ndërlidhjeve, takimeve, konsultave, por edhe e punës, e qëndrimit, e pritjes dhe përcjelljes, ardhjes dhe shkuarjes në detyra politike e ushtarake.
Kjo bazë u bë edhe qendër organizative dhe operative si dhe vend ku u instalua makineri për prodhimin e pjesëve të armëve të cilat i bënim vet dhe i dërgonim në front.
Kjo shtëpi ku ne jemi tubuar sot, ka pater nderin që të mirëpret disa nga luftëtarët më të denjë të cilët sot më nuk janë me ne fizkisht, por vepra e tyre për kombin jeton përgjithëmonë, e ata ishin:
Abedin Rexha, Adrian Krasniqi, Agron Rama, Avdi Muja, Bahri Fazliu, Beqir Limani, Fadil Nimani, Fehmi Lladrovci, Harun Aliu, Hyrie Emini, Ilaz Kodra, Ilir Konushevci, Indrit Cara, Isa Lika, Luan Haradinaj, Mujë Krasniqi, Qemal Shaqiri, Sejdi Sejdiu, Skender Ceku, Xhemal Fetahu, Xheve Krasniqi – Lladrovci.
Gjithashtu, ky vend, kjo shtëpi në harkun kohor nga viti 1994 gjer më 2001 ishte vendtakim për qindra veprimtarë politik dhe luftëtarë të UCK-së.
Në fillet e bazës më 1994 gjer më 1996, kje shtëpi shërbeu si qendër e fuqishme e ndërlidhjes dhe e komunikimit të veprimtarëve dhe luftëtarëve nga të gjitha trojet shqiptare si dhe atyre në diaspora e anasjelltas, përfshirë këtu edhe anëtar të Kryesisë së LPK-së dhe Shtabit të Pergjithsëm të UCK-së si: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Xhavit Haliti, Azem Syla, Musa Xhaferi, Hashim Thaçi, Komandantet e mepastajme te zonave operative Ramush Haradinaj e Rrahman Rama, Gëzim Ostreni.
Më pastaj, në vitin 1996 gjer në maj të vitit 1998 në këtë këtë bazë qëndruan edhe grupi i nderlidhjes i përbërë nga Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi, Naim Haziri e të tjerë.
Në vijim, në verën e vitit 1997 në këtë bazë qëndruan Fehmiu e Xheva, Ilaz Kodra e Abedin Rexha e shumë të tjerë.
Pas vrasjes së Ilir Konushevcit në maj të vitit 1998, këtu fillimisht u konsolidua e më pas edhe u nis për në veri grupi i ndërlidhjes që më vonë punoi në bazat organizative të UCK-se në Bajram Curr e Tropojë si dhe në bazat tjera: Demir Demiri, Gani Nuha, Ali Reshani, Lushe Kelmendi, Adem Kelmendi, Fanol Bardhi, Violeta Demiri, Shaip Haziri, Isa Musmurati , Halil Dizdari,
Në këtë bazë në perioda të ndryshme kanë qëndruar edhe Cenë Demiri, Veli Baca, Sahit Jashari, Rafet Rama, Dilaver Gogjaj (Shpetim Golemi), Arbnor Zeneli, Cenë Aliçkaj, Muharrem Dina, Hilmi Haradinaj, Shefket Asani, Ramiz Lladrovci, Alfred Dalipi, Naim Kastrati, Daut Ilazi, Bekim Trolli, Naim Iseni, Gani Rama, Hekuran Vrapi (teknik medicinal), Fatmir Limani, Shaqir Shaqiri, Sabit Gashi, Ali Rama, Agim Krasniqi, Ismail Vlashi, Abdyl Asani, Alisan Azizi, Daut Rexhepi, Haxhi Rafeti (Bujanoc-Turqi), Hamza Duraku, Myfyt Ademaj dhe të tjerë.
Kjo bazë mirëpriti edhe shokët që qëndronin në Republikën e Shqipërisë dhe vepronin nga aty në strukturat e LPK-së dhe UCK-së, pos Musa Demirit edhe Raif Gashit, Halil Selimi, Bexhet Luzha, Halim Krasniqi, , Isa Krreka, Nazmi Hoxha, Isa Demiri, Sali Gashi, Alush Shala, Rexhep Demiri, Clirim Demiri, Xhezair Miftari.
Gjithashtu, ky konak shtroi sofrën edhe për shokë të strukturave financiare e organizative të LPK-se dhe UCK-se të cilët qarkullonin me detyra në relacionin diasporë – Shqipëri dhe anasjelltas si: Sahit Krasniqi, Agush Buja, Sejdi Gega, Shaban Muja, Ekrem Jashari, Shefit Xhaferi, Bajram Ajeti, Arben Krasniqi, Xhevat Zeka, Xhemajl Duraku, Murat Jashari-Kumanova, Shaban Vishaj, Halit Zeqiri, Hamzë Morina, Esat Halili, Fatmir Arifi, Blerim Muriqi, Bedri Ajeti, Xhevat Fetahu, etj.
Për kembim informacionesh, konsultime dhe koordinim, në këtë bazë ishin përgjegjës Luan Rama, Shaban Sinani, Naim Zoto, Sokol Boga, Aqif Mehdiu e të tjerë.
Kjo bazë, përvec që kryente detyra ndërlidhjeje, rekrutimi e mobilizimi, konsultimi e informimi, shërbeu edhe si depo e grumbullimit dhe pastaj shpërndarjes së armëve. Gjithashtu, këtu u ngrit edhe një repart i vogël i prodhimit të pjesëve të armëve dhe përshtatjes së municioneve.
Baza në Golem ishte e rëndësishme edhe për qëndrat e organizimit në veri.
Në fillim të vitit 1998 në Qerret, në nje fshat jo larg nga këtu, u organizua trajnim ushtarak ku u përfshinë Bedri Shala, Muedin Morina, Xhelal Hajdaj – Toni si përgjegjës për stërvitjen e grupit, Ilmi Shala, Maliq Ndreca, Naser Morina – Bardheci, Hajzer Citaku, Musa Dervishi, Ilir Foniqi si dhe Ajet Potera.
Që nga viti 1994, bashkë me veprimtarë politikë dhe luftëtarë erdhën dhe qëndruan shkurt ose gjatë edhe shumë familjarë të tyre të cilët gjithashtu kryen detyra të ndryshme që ishin me rëndësi si për shembull detyra komunikimi, të kujdesit te ushqimit, veshmbathjes, mbarvajtjes së puneve.
Sot po vëmë shenjë në këtë shtëpi bujari për ta kujtuar gjeneratat e neserme dhe për mos ta harrier kurrë sakrificën e brezave për liri.