(Nga Alfred Lleshi/TeleSport)
Barcelona njoftoi të ardhura rekord si klub, me bordin e drejtorëve që mbyllën llogaritë korresponduese të sezonit 2017-2018 në kuotën e 914 milionë eurove. Në fushë, katalanasit patën shumë sukses në La Liga, duke rikthyer titullin në sezonin 2017-2018, pas një viti zhgënjyes, që i kishte parë ata të hiqnin dorë nga kurora përballë rivalëve të Real Madrid.
Sezonin e kaluar pothuajse e pa Barcelonën të kalonte në La Liga e pamposhtur, edhe pse një humbje ndaj Levantes, në ndeshjen e parafundit, ia mohoi këtë nder. Gjithsesi, skuadra e Valverde vendosi rekorde në fushë, duke mbajtur ecurinë më të gjatë si e pamposhtur në një sezon, në historinë e La Liga-s.
Dhe tani, klubi po vendos rekordet jashtë fushe. Shifrat e të ardhurave të Barcelonës rezultuan me një fitim operativ prej 32 milionë € dhe një fitim neto prej 13 milionë €. Shifrat janë në përputhje me planin strategjik të klubit për arritjen e 1 miliard eurove të ardhura në vitin 2021.
Vitin e kaluar, Barcelona arriti të ardhura prej 708 milionë €, shumë e cila ishte rekordi i mëparshëm. Klubi do të paraqesë detaje shtesë të shifrave të fundvitit, si dhe buxhetin e ri, përpara takimit të ardhshëm të përgjithshëm. Bordi i drejtorëve shprehu gjithashtu urimet e veta për Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele, për arritjet e tyre me Francën, si fituesit e Kupës së Botës 2018.