Pse disa njerëz kanë gjithnjë ftohtë dhe disa të tjerë kanë vapë?

Për disa nuk ka rëndësi sa është temperatura pasi pavarësisht këtij fakti, vazhdojnë të dridhen nga të ftohtët.

Nga ana tjetër ka të tjerë që veshin bluzë me mëngë të shkurtra në mes të dimrit. Arrini t’i kuptoni dot këta njerëz?

Ndonjëherë mund t’ju jetë dukur sikur jeni të vetmit që ankoheni dhe që llastoheni, por më pas filloni të kuptoni që ka edhe të tjerë si ju apo që vuajnë nga sindroma tjetër dhe kjo nuk mbetet më çështje llastimi por bëhet më serioze.

Afshet e nxehta janë tregues së shëndetit të ligë

Një arsye pse disa prej nesh ndjejnë të ftohtë ndërkohë që të tjerë plasin vape mund të jetë shëndeti.

HealthBlurbs raporton që disa nga këto probleme janë ato që kalojnë pa u vënë re si anemia, kequshqyerja, infeksionet, problemet me peshën madje dhe shqetësime me tiroiden.

Një mënyrë për ta rregulluar? Kontrolle të rregullta dhe konsulta me doktorët.

Kur vjen puna te shëndeti, konsultat me një profesionist janë thelbësore për të zbuluar dhe trajtuar problemet e tilla përpara se të bëhen shumë serioze, ose më keq akoma t’ju shkaktojnë bezdi të vazhdueshme.

Nëse ndjeni vazhdimisht të ftohtë ose vapë një arsye mund të jetë stresi

Women’s Health raporton që situatat stresuese si të bërit të fjalëve, mbingarkesa në punë dhe oraret e ngjeshura mund të jenë arsye për të shkaktuar mungesë të rehatit në prani të temperaturave normale.

Michael Lynch, një neurolog klinik, thotë që shumë gjëra ndodhin me trupin që shkaktojnë efekte të lidhura me motin nga të cilat stresohemi.

Ai thotë,

Nëse jeni të stresuar, sistemi juaj nervor autonom ndërhyn, duke shkaktuar që gjaku të lëvizë drejt organeve bërthamë. Kjo është përgjigjja luftuese e trupit tuaj.

Kështu që nëse po filloni të ndjeni shumë vapë në zyrë ndërkohë që gjithë të tjerët ndjejnë të ftohtë, mund të jetë sepse trupi juaj po lufton.

Përpiquni ta lini stresin aty ku ndodh dhe vazhdoni përpara me një qendrim më pozitiv në lidhje me ditën tuaj. Qendroni të qetë dhe rehatohuni.

Lumturia juaj mund të ketë një dikim mbi klimën

Mesa duket, nuk bëhet fjalë vetëm për shëndetin  dhe faktorë të tjerë fizikë që po ndikojnë te ne, përjetuesit e skajshëm të luhatjeve të motit.

Edhe nëse temperatura në dhomë apo jashtë është normale, shumë prej nesh ndjejnë luhatje të tjera për shkak të gjendjes emocionale. Raportet tregojnë që kur njerëzit ndihen të izoluar, të vetmuar dhe të depresionuar, priren t’i ndjejnë më shumë drithërimat.

E kundërta është e vërtetë për momentet kur ndihemi më të lidhur dhe socialë.

Ju kujton gjë ndjesia e ngrohtë dhe e mirë që ndodh kur jemi të rrethuar nga njerëz që duam t’i kemi pranë? Është realisht një ndjesi fizike që na bën më të ndërgjegjshëm ndaj ngrohtësisë dhe na lë një ndjesi të ngrohtë lumturie.

Kështu që kur ta ndjeni zemrën të ftohtë, dijeni që do ta ndjeni të ftohtët fizikisht.

Si ta shmangni të ndjerit shumë ftohtë ose shumë vapë

Pra, tani që dimë me siguri çfarë na e shkakton parehatinë në prani të temperaturës së ambjentit, çfarë mund të bëjmë për ta ndrequr?

Mesa duket, ka disa mënyra për të shmangur të ftohtët dhe për të eleminuar djersitjen pa arsye. Duke filluar me rrobat që veshim dhe me ushqimet që konsumojmë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën si përshtaten trupat tanë me temperaturën, raporton Alternet.

Ushqime të caktuara në klima të ndryshme ndihmojë ekuilibrin tonë të brendshëm të nxehtësisë dhe të ftohtit. Për shembull gjatë dimrit priremi të konsumojmë shumë supra dhe karbohidrate për t’u ngrohur.

Perimet dhe jeshilet sëbashku me vaktet e proporcionuara janë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës.

Por, sekreti për të shmangur vapën ose të ftohtët ekstrem mund të gjendet në kokën tonë. Të përfytyruarit të vendeve tropikale është provuar të çlirojë një element kimik në organizëm që ndihmon në ngrohjen e trupit.

Burimi: www.elitedaily.com