Nga Sabah Jemishta – Durrës
Plasën ca individë, duke bërë rolin e profesorit, e duke quajtur injorantë, ata individë që konstatuan se një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të kombëtares franceze të futbollit, që fitoi kupën e botës dje, janë me origjinë nga Afrika. Të jesh i paditur nuk është mëkat, por të fyesh të tjerët si injorantë, pse ata dinë atë që ti nuk e di, i bie të jesh edhe injorant, edhe arrogant.
Racizmi është një teori super e lashtë që konsiston në superioriten e një race mbi një tjetër.Të diskriminosh tjetrin për shkak të racës, sot është e paligjshme në të gjithë botën, sipas konventave të OKB për të drejtat e njeriut. Por kjo nuk i ka zhdukur as ka patur si qëllim të zhdukë racat, por të trajtojë njëjtë individët, pavarësisht nga raca.Racat kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë.
T’i thuash një aziatiku se je aziatik, një europiani, europian, një afrikani, afrikan, një lëkurëbardhi, lëkurëbardhë, një lëkurëverdhi, lëkurëverdhë, një lëkurëziu, lëkurëzi, një bjondi, bjond, një bruni, brun etj etj nuk ka asgjë raciste.E veteta nuk vret as nuk diskriminon.
“Profesorë”, duhet ta dini që edhe diskriminimi pozitiv është po aq negativ sa dhe ai negativ, dhe i ndaluar me ligj.Njerëzit lindin të barabartë, me të drejta të barabarta, por me origjinë dhe raca të ndryshme.
Sot në botë, të ashtuquajturat shoqata që luftojnë gjoja diskriminimin, me financime që nuk dihet se nga vijnë, po përpiqen t’i kthejnë njerëzit normal siç i ka falë zoti, dhe këta janë shumica, në një situatë anormale, që ata të ndjehen fajtorë pse janë normalë. Hidhet faji i negativitetit historik mbi ta, pse ata nuk janë çifutë, pse nuk janë mulatë, pse nuk janë ateistë, pse nuk janë femra, pse nuk janë homoseksualë, lesbikë etj etj.
Nuk duhet të fyeni, pse dikush mendon ndryshe edhe pse është i një race me ju.Kjo nuk të bën më të mirë. Përkundrazi.