Kulturë KATËR B DHE NJË A July 16, 2018 Facebook Twitter Google+ Pinterest WhatsApp Nga Adem GASHI – Kosovë ligjëronit ju katër B-të B(uzuku), B(udi), B(ardhi) e B(ogdani) në gjuhë të huaj e arbërisht tingulli e fjala juaj matanë gardhit ndizte vravashkën pafundësisht u deshën shekuj e shekuj tragjikë tjerrje e thurje filli mençurie të trikos së vetmisë të vinit tek pinjolli A(dem) në shqipërim “tuo na kujtuom” se mos qenia “xu m’u shprish” dhembja po ajo e kryehershmja dhimbtë