Nga Bislim AHMETAJ
E para: Në memorien time ka qënë viti 1996 kur Fadili erdhi në Universitetin Bujqësor të Tiranës bashkë me vajzën e tij për ta regjistruar në Fakultetin e Veterinarisë. Njiheshim, kishim miqësi relativisht të qëndrueshme por fakti që ai kishte ardhë drejtëpërdrejtë për të më gjetur mua si “mik” për ta prezantuar vajzën në fakultet ma përkëdheli ndërgjegjen jo pak. Shkuam e takuam zëvendës Dekanin aso kohe Profesor Ruzhdi Keçi e më pas shumë prej pedagogëve të fakultetit ku kisha studiuar edhe vetë dhe ju thashë : Kjo është vajza e Fadilit, se ka me qef veterinarinë me sa e kam pas vetë, po kjo shkollë i ka dalë dhe…
Fadili qeshte dhe vetëm qeshte. S’pati nevojë me u dukë ma në fakultet as Fadili as unë, vajza se di a shkoj ma po shkollën e mbaroj…
E dyta: Ishte viti 1998 Shqipëria ishte nën pushtetin e bandave që kishin ardhë në pushtet me grykën e pushkës në vitin e mbrapshtë ’97. Partia Demokratike po mundohej të mbijetonte me çdo sakrificë. Pasi kishim mbyllur një miting në Durrës do të udhëtonim për një miting në Elbasan. Drejtor i Policisë së Elbasanit ishte një trafikant dhe gangster me emër siç ishin shumica e drejtuesve të policisë dhe shtetit që kishte ardhur nga gryka e armëve. Unë po udhëtoja drejt Elbasanit në makinë me Fadilin, ndoshta edhe me Halit Shamatën, por emri i tij më erdhi ngaqë makina ishte më targa Kavaje. Postblloku i Policisë në Peqin ishte u pakalueshëm. Kishin ndaluar mbi dhjetë makina. Na ndalën edhe ne, na zbritën në tokë, kontroll të imtësishëm. Kur e panë Fadilin diçka ndyshoj .Ç’ne ju me targa Kavaje pyeti polici. Ai me humorin e vet të lindur doli nga makina i çoj duart lart, ju ngjitë autoveturës nga mbrapa dhe filloj të fliste.Pantallonat do mi hiqni ju apo ti heq vetë. Se ju e dini ne të Kavajës i kemi ca lidhje sentimentale me Elbasanin, po ju na paskeni zënë pritë në Piqin dhe…
Qeshëm me lotë të gjithë dhe një farë komandanti dha urdhër që ti linin të gjitha makinat të vazhdonin rrugën për në Elbasan ku u mbajt një miting model në atë kohë shtrigash.
Lamtumirë Fadil Hasa u takofshim në qiellin blu. RIP.