Monopoli i planifikuar në treg nga ana e lobeve importuese si dhe mbrojtja e pa mjaftueshme nga ana e shtetit, e ka sjellur prodhuesin bujqësorë në Mal të Zi në pozitë të vështirë, prandaj çdo sezon , prodhuesit janë të kënaqur nëse arrijnë të fitojnë atë që kanë investuar dhe në këtë mënyrë arrijnë të mbijetojnë edhe një sezon, për ta, jo të mirë, ka kumtuar këshilltari i demokratëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Shtjefën Camaj, transmeton RTCG.
Ai i ka akuzuar lobin importues për monopol të në treg duke theksuar se gjendja katastrofike e bujqve, nga Malësia dhe trevat tjera, vazhdon me vite.
Camaj, e ka ftuar ministrinë përkatës të merret seriozisht me këtë problem dhe të fillojë me zgjidhjen e tij që është duke rrezikuar të ardhmen e prodhuesve bujqësorë dhe të bujqësisë në përgjithësi.