“Funerali”

Nga Ilir KADIA

Në rrugën “Halford Road”, ku jetoja në Londër, pashë njëherë një ceremoni mortore. Makinës Limuzinë ku ish arkivoli luksoz i printe një djalë i ri me cilindër në kokë e frak të zi. Në dorë një shkop ebanozi të bardhë si dorezat. Bukur por… Vetëm ai dhe askush tjetër! Kushedi ç’ka menduar i vdekuri ato çaste?!
Solla vrik në mëndje shkuljen tonë në Tiranë për të nderuar të ikurin, kushëri i yt i gjashtë a xhaxha i fqinjit qoftë! Pastaj drekën, pasi të kanë vendosur aty poshtë, me qyfyre nga zgjedhjet e fundit… dhe rakia lumë e kënga majë buzës e miqve! Dhe vendosa: Do vdes në Tiranë dhe pikë! Dhe lekët e drekës të fundit do i paguaj vetë! Dhe varrin, pranë një fqinji të muhabetit, do e zgjedh me pamje nga Dajti. Le të jetë edhe i Partisë tjetër fqinji!Bile aq më mirë! Që t’ia mbush mendjen të votojë për ne zgjedhjet e radhës dhe të ma dijë Partia!