Ballina Shëndet A e keni ditur se çfarë tregon hapja e gojës?

A e keni ditur se çfarë tregon hapja e gojës?

Hapja e gojës shpesh është cilësuar si një fenomen ngjitës, pasi duket se automatikisht pasi shikoni një person që I hapet goja mund t`ju ndodhë dhe juve.

Ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat janë të lidhura me këtë fenomen. Të shumta janë ata që mendojnë se hapja e gojës lidhet vetëm me mungesën e gjumit e lodhjen, por kur të mësoni qëllimin e vërtetë të këtij mekanizmi gati mbrojtës të trupit, do të habiteni.

Sipas ekspertëve hapja e gojës është një mekanizëm i cili ka si qëllim rritjen e oksigjenit në gjak dhe mund të ndodhë kur truri juaj është i mbingarkuar. Pra kur t’ju hapet goja, çohuni nga vendi ku jeni ulur e dilni të merrni pak ajër të freskët!

Kjo është një nga arsyet e këtij veprimi të pavullnetshëm, por më poshtë do të lexoni të tjera shkaqet e tjera që lidhen me këtë fenomen.

Çrregullime të gjumit, gërhitja gjatë natës apo pagjumësia mund t’ju bëjnë që të nesërmen goja t’ju rrijë vetëm hapur

Medikamente të caktuara njihen të kenë efekt anësor hapjen e gojës.

Hapja e shpeshtë e gojës është gjithashtu shenjë e dehidratimit.

Qarkullimi i dobët i gjakut ndikon në sasinë e oksigjenit që transmetohet përmes gjakut. Kur kjo sasi është e vogël goja hapet automatikisht për t’u mbushur me oksigjen.