Brezat që bashkoi ky Shënkoll i Verës

-Mbresa në 10 foto…dhe pak fjalë nga kjo festë në Lezhen e Kastriotit-

Ekskluzive nga Zeqir Lushaj

U ndiem te privilegjuar unë dhe bashkëshortja ime kur familja Kapllaj, Arbeni e dr Domenika (Gjekmarkaj), na ftuan miq në familjen e tyre ne Lezhë per naten e  Shenkollit të Veres i cili festohet me 8 Maj. Festat na gezojnë më shume se edhe po na grumbullojne e bashkojne me shoke e miq por edhe me vet njerzit tone qe jeta na ka hapë e shpërnda ndoshta diçka më shume se duhet.

Festat si festat e ato i shijon gjithkush ne menyren e tij. Krejt natyrshem por ne familjen Kapllaj më shume me mori me vete gërshetimi i brezave, shkrirja aq organike e ne mirëkuptim te plot mes tyre. Në pak foto me diçitura disi te zgjeruara po ju përcjellim lexuesve momente te kësaj mbremje feste dhe urojme qe po kaq sa ne por edhe me mire ta kenë kaluar ne familjet e tyre edhe të gjithë ata që e festojnë Shenkollin e Veres.

Amin!

Ketyre fjaleve që rrijnë aq natyrshem në korridorin e madh të katit të parë, ngjitur me dhomen e pritjes, nuk mund të ju shtoj kush asnjë fjalë tjeter përveç: – AMIN!

Zotet e shtëpisë, Martin e Prena Kapllaj

Prinderit e Arbenit, Martin e Prena Kapllaj janë malsorë prej Malsisë së Madhe. Babai nga Dedajt e nana nga Selca e Prek Calit. Të ardhur prej vitesh ne malin e Shengjinen e ketu ne ultesiren lezhjane, buzë Drinit e buzë detit. Kane patur jo pak veshtiresi ne jete por i kane kapërcyer me sukses dhe sot jetojne shume mire e jane te nderuar. Babai na pret i pari ne derë dhe na uron mirëseardhjen në këtë natë feste.

Mu duk se pashë diçka prej shenjtori në fytyren e babë Martinit. Biles, te’ po shkëmbenim urimet, vetëtimthi me erdhi në mendje vargu i Migjenit të madh “…plakun e lame në shejtninë e tij”.

Doktoreshat e ardhshme

Krejt lezeti i kësaj mbremje ishin ato studente, shoqe kursi te vajzes se madhe te familjen Kapllaj, zonjushes Dajana. More si nuk u ulen nje here ne tavolinen e tyre ne korridorin e madh. Valle valle. Kenge kenge. I rujet zoti e mos i pafte syni i keq! U kenaqen per vete por na kenaqen edhe neve. Po kush ishin ato mund te pyes ndonje lexues? Gjerovica Doçi nga Tropoja, Genta, Joana, Klaudia dhe Elidona nga Lezha e Gjergj Kastriotit.

Djali i Selces, Xhovalin Gjeloshi

Me kish folë dr  Domenika. Po mire thone se: “Veç mali me mal nuk takohet”. Nga mesi i viteve ’70, une redaktor ne Zeri i Rinise e Xhovalini student ne Institutin e Larte bujqësor qe shkruante ne “Studenti i Bujqesise” por shpesh edhe tek ne  shtypin qendror. I qendroi besnik zanatit me dekada edhe sot eshte shef i departamentit te bujqesise ne Bashkine e Lezhes.

U takuam permallshem mbas kaq vitesh por Xhovalini edhe si mik i vjeter por edhe si dhender ne kete familja më afron mua edhe me shume me fjalet e tij:

-Zeqo: -Kemi shume kohe pa u takuar, por mos mendo se s’te kam ndjekur vazhdimisht ne punen tende…ne gazeta dhe në libra.

Kujtuam, aq sa na lejoi koha ne nje darke familjare, shoket e atyre viteve qe aso kohe nga nje gezete e thjeshte studentesh sot jane shkrimtare te nderuar si ….Nuri Dragoin, Shefqet Mekon etj qe edhe sot jane shume aktiv dhe cilësor ne botime.

Edhe vet Xhovalini ka botuar disa libra dhe punon pareshtur në këtë fushë.

Doktoresha e re Dajana Kapllaj

Studente e dalluar e vajze shembullore. Shpejt do jetë doktore e diplomuar ne UT. Megjithese edhe vet Dr Domenika eshte e re, kur sheh qe saora vajzen e saj Dajanen do e kete kolege eshte diçka edhe me shume  se kenaqesi. Studentja bukuroshe ka ardhur per feste nga Tirana por, si edhe shume here te tjera, jo kurr vetem. Ka me vete edhe 5 shoqe te saja. Pra festojme e gezojme të sigurtë mes 6 doktoreshash!

Motra e madhe Dajana keshtu, e shkathet, e dashur, miqesore e shoqërore sikur don tua japi te gatshem modelin e te riut te sotem vëllait te saj Henrikut e motres së vogel Bora.

Me Dr Domeniken

Tani i kemi te gjithe miq, por une e Sabrieja e kemi filluar miqesine me dr Domeniken. Sado larg te arrijme, as se si nuk duhet harruar fillesa. Doktoresha dhe mikja jone ka vetem nje merak “Nuk e di sa u kenaqet…?”

Dikush dergon mesazhe…

Une me Xhovalinin e Arbenin pijme raki e birre e bejme muhabet. Rinia kercejne e kendojne ne korridor ne ballkone e oborr, ne ambientet e bollshme te shtepise ku te shoqrojne natyrshem pikturat e shumta te vet Arbenit qe ndonëse ne profesion jurist, kur nuk hoqi dore nga pasjoni i kohes se rinise.

…Por, dikush gjene edhe kohe te ndermjeme per te shkembyer edhe ndonje mesazh.

E po, natë feste de’. Jo te gjithe miqte mundet qe ti kemi në tavolinë.

Adeti i zoterve te shtepisë

Nana e Agronit ndonëse e moshur eshte shume dinamike. Kalon afer te gjitheve në çdo ambient te shtepise qe sot eshte e miqeve, rreth 25 veta. Keshtu eshte adeti i te zoteve te shtepise ne festa e dasma, pra, te ju japi respekt e bisede te gjitheve.

…afrohet tek une ne krye te tavolines. E merr nje stol te vogel e me ulet afer. Me mbeshtet doren mbi doren time, mi ngul syte shume miqësisht dhe vazhdon:

-Zeqir, shume faleminderit qe erdhet sonte ne kete nate feste… Faleminderit shume edhe per librat qe ke shkruar dhe qe na i ka sjell Domenika… Ndalon pak, sikur merr fryme me thellë dhe vazhdon; – I kam lexue poezite tua dhe te pergezoj qe i ke shkua aq bukur…

Nuk ua fshehi lexuesve se, u befasova. Me kish thene nje dite dr Domenike se “librat e tu i ka lexues edhe nana e Benit”, por, te ju them te drejten e mora pak si per shaka, per shpotitje miqesore..

Po po. Vertete që i kishte lexuar!

Me profesoren e matematikes

Motra e vogel e Benit dhe nusja e Xhovalinit Vera, profesore matematike dhe nendrejtoreshe ne Shkollen e mesme ekonomike “Kolin Gjoka”, don nje kujtim me Domeniken e Sabrijen te ciles i thote ne vesh “kallxom, te shtëpia jone kur do të vini?”.

Urim, në çdo derë të çdo familje shqiptare

Po dua ta mbylli kete foto reportazh modest, familjar, si mysafir ne nje nate feste, me foton e fillimit. Po me duket se ai urim ka dalë nga zemrat e të gjithë miqeve dhe te mikpritësve. Po me duket se eshte mire ta kete këtë urim në derë çdo familje shqiptare.

Dhe ky urim u befte realitet kah flitet shqip!

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Lezha e Gjergj Kastriotit, 9 Maj 2018-