Përkujtohet dëshmori Sali Berisha

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se gjaku i dëshmorëve të kombit, është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe vepra e tyre udhërrëfyes për gjeneratën e shtet ndërtimit.

Edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Bytyqi, , ka vlerësuar tejet lart kontributin e dëshmorit të kombit, Sali Berisha, duke cilësuar veprën e tij si të pavdekshme.

Ndërkaq familjarët tashmë dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari. Ata kanë falënderuar edhe të gjithë pjesëmarrësit në homazhe duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre.