E mbani ndoshta mend ndeshjen e parë të Kroacisë ku fitoi nga Nigeria 2-0.
Një fitore e bukur dhe një këmbë e mbarë për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror.
Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, ishte në bankë në ndeshjen kundër ‘Super shqiponjave’. Trajner i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka ftuar të futet në lojë në minutën e 85-të, por që ai refuzoi.
Kalinic kishte thënë se nuk po ndjehet mirë nga një dhimbje në shpinë, por që pastaj u kuptua që kjo nuk qëndronte.
Nikola Kalinic ime Kroacinë në ndeshjen paly-off ndaj Greqisë (Getty Images)
Në vend të tij u fut në lojë Marko Pjaca, duke luajtur për disa minuta në ndeshjen hapëse.
Të nesërmen trajneri me federatën morën vendim që ai të përjashtohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore.