Nga Gani MEHMETAJ – Kosovë
Serbët janë popull i mrekullueshëm, e hodhi në opinion gazeta serbe Blic gënjeshtrën ordinere, të cilën kinse e paska thënë presidenti amerikan Donald Trumf. Gënjeshtrën tipike serbe, pos budallenjve nuk e besoi askush, sepse as Trumf dhe as ndonjë tjetër më pak i informuar, nuk kishin si e thoshin këtë cilësim, kur nuk kishte kaluar shumë vjet nga gjenocidi i popullit serb ndaj shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve.
Serbët me dy kokrra mend qeshën nën buzë me lajmin për idiotë, disa u tallën me këtë marrëzi, por brenda disa orësh e shpërndanë pjesa më e madhe e shtypit e medieve elektronike në Shqipëri e Dardani. Asnjëra prej gazetave e televizioneve nuk bëri përpjekje elementare ta vërtetonte lajmin.
Ndërkaq, kjo gazete serbe shquhet për lajme të rrejshme që i hedh si lopa bajgën, ndërsa në Shqipëri e Dardani mediet shquhen për shpejtësinë e kapjes në sqep të plehrave serbe që i përtypin me kënaqësi perverse. Sa turp!
Këto gënjeshtra pastaj i marrin me eufori budallaçkat delirante shqiptare, mbesa të kooperativistëve, bija të muzhikëve shqiptarë që e përsërisin si papagaj në rrjetet sociale.