Popullsia e qytetit të Shkodres perfshin rreth 45% të të gjithe rajonit. Si rezultat i ndryshimeve qe kane ndodhur në vend gjate dy dekadave të fundit, popullsia e qytetit është rritur me nje të treten pavaresisht nga emigracioni brenda apo jashte vendit. Sidoqofte krahasuar me qytet e tjera shqiptare rritja e popullsise ka qene e moderuar 2.02 % për periudhen nga 1991 në 2013.
Duhet të evidentohet fakti që rritjet në 1997 dhe 2005 jane të ndikuara edhe nga riorganizimi administrativ, ku disa komuna fqinje jane bere pjese e bashkise. Ne tre vjetet e fundit rritja e popullsise ka qene pothuajse e palevizshme me nje perqindje prej vetem 0.36%.
Duke u bazuar në të dhënat në vite, janë prëgatitur edhe projeksionet e rritjes së popullsisë dhe të numrit të familjeve deri në vitin 2020. Në mënyrë që të mbahen parasysh sa më shumë skenar, janë përcaktuar tre kategori: skenari me rritje të ulët, të mesëm dhe të lartë përkatësisht sipas përqindjeve:
Rritja e popullsisë: e ulët – 0,3%; e mesme – 0,4%; e lartë – 0,5%;
Nga këto tre skenarë rezulton që popullsia totale e qytetit të Shkodrës në vitin 2020 të jetë përafërsisht:
-
rritje e ulët (0.3%) 117.000 banorë;
-
rritje e mesme (0.4%) 118.500 banorë;
-
rritje e lartë (0.5%) 120.000 banorë.
Per hartimin e Planit të Pergjithshem Vendor, skenari i larte eshte konsideurar si më probabël, pasi zhvillimet e fundit tregojnë që gjithnjë e më shumë Shkodra është bërë qytet atraktiv dhe terheqës për qytetarët e vet dhe ato të rinj.
Si konklusion të përgjithshëm nga të dhënat e mësipërme, rezulton që lëvizjet e mëdha të migruese brenda vendit dhe ato jashtë, nuk ndikojnë më në zhvillimin e popullsisë të qytetit dhe rritja e saj do varet vetëm nga lindjet natyrale .
Duke mbajtur si skenarin më probabël, rritjen e popullsisë me 0.5%, janë përllgaritur edhe 3 skenarë të tjerë me norma të ndryshme banorë/familje që jetojnë në një banesë të veçantë:
-
Normë e lartë: 3.2 banorë/familje (norma ekzistuese)
-
Normë e mesme: 3.0 banorë/familje
-
Normë e ulët: 2.8 banorë/familje (targeti që duhet të ketë IPV)
Numri i familjeve sipas skenarit të ulët (që do jetë dhe target i IPV) do të arrijë përafërsisht në 43.000 familje. Pra nga rritja e natyrale e popullsisë dhe rritja e mirëqenies sipas parametrave të caktuar më sipër rezulton që nevoja e qytetit, për njësi banimi të reja, është përafërsisht 8000 banesa të reja deri në vitin 2020.