Receta e ditës/Akullore me manaferra

Përbërësit:

Për 4 persona:

600 g manaferra

130g sheqer

1.5 dl ujë

2 lugë lëng portokalli

Përgatitja:

Hidhni sasinë e caktuar të ujit në një enë, shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit, jepini një valë dhe lëreni të ziejë akoma ngadalë për 5 minuta, ftoheni.

Ndërkohë lani dhe thani me kujdes manaferrat, kaloini në frulator dhe bashkojani masën e përfituar shurupit të përgatitur në fillim.

Hidheni në formën për akull të frigoriferit, sprucojeni përsëri me pak lëng portokalli, mbulojeni formën me letër alumini dhe vendoseni për rreth 3 orë në frigorifer.

Servireni akulloren me krem qumështi të rrahur ose me xhelatinë manaferre.