PRIZRENI, I BUKURI VEND…

Historiku

Qyteti i Prizrenit shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.

Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.

Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit nga Perendoria Osmane (1455) 
Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesin e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sangjaku dhe Vilajeti). Në shekullin XIX Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.

Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 Qershor 1878. Në Prizren pati selin e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni.

Në vitin 1913 vendoset pushteti serbo-malazez me ç’rast një numër i madh i familjeve shqiptare nga qyteti u shpërngulen në Turqi. Gjatë luftës së II botërore banorët e tij dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare. Prizreni u çlirua më 17 nëntor 1944.

Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.

Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, ura e gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.

Sipërfaqja

Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 627 km2 (5.94 % teteritorit të Kosovës) gjendet ne jugperendim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 177781 banorë. Me popullsi urbane 94.517  banorë dhe me popullsi rurale 83.264  banorë.

Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gakovës, Rahovedt, Suharekë, Shtërpces dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Për këtë arsye rafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme.

Në viset e ulta për shkak të ndikimit të klimës mesdhetare dhe verave shumë të nxehta të korrurat janë nder të parat në Europën juglindore me përparsit e pakrasuheshme për kulturat bujqsore: Hardhija e rrushit, pemët dhe perimet.

Në viset majore, dominon klima e alpeve, për q’arsye deri në Qershor nëpër gropa mbeten sasit e bores me q’rast në mes të verës mund të zbardhohen majet e maleve.

Ky Iloj i konfiguradonit krijon parakushte për pasuri dhe në resurset tjera, si p.sh:

  • Në bal të sasis së ujit është një ndër vendet më të pasura.
  • Kjo pozitë krijon të gjitha parakushtet për zhvillimin e kulturave bujqesore, blegtorisë, industries ushqimore dhe të turizmit në bazë të modelit të Austris, Sllovenis, Zvicrës.
  • Përmes anës së Prizrenit kalon rruga më e shkurter qe bashkon pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik me detin Adriatik.Kjo rrugë, e dia për arsye politike nga e kaluara sot nuk ka rëndësi aq të madhe , është një rast i mire që me valorizimin e saj te shfrytzohen të gjitha përparsit e saj, duke mare parasysh që në të kaluarën ka pas ndikim primar në zhvillimin e Prizrenit.

Pozita gjeografike

Pozita regjionalo-gjeografike e Prizrenit më së miri mund të shqyrtohet me analizën e pozitës së tij në relacion me Kosovën, rrafshin e Dukagjinit dhe rrafshin e Lumbardhit. Kosova përbëhet prej fushave të Kosovës dhe Dukagjinit.

Ato janë të rrethuara pothuaj nga të gjitha me bjeshkë të larta dhe paraqesin një tërësi të ndarë qartas. Fushat e Kosovës dhe Dukagjinit janë në pjesën e mesme të gadishullit Ballkanik. Kosova dhe me të edhe rrethi i Prizrenit ka karakter tranzit ndërmjet regjioneve Panonike dhe Pontike në njërën anë dhe regjionit të Egjeut-Adriatikut në anën tjetër.

Këto lidhje tranzite mundësuan fushat, rrafshet e lumenjve dhe kalimet maiGre ndërmjet tyre në të cilat si lidhje natyrore të lëvizjes së lehtë ishin dhe janë rrugët e komunikacionit. Komuna e Prizrenit në veri kufizohet me komunat e Suharekës dhe Rahovecit, në jug me komunën e Dragashit, në lindje me komunën e Shtërpcës dhe në perëndim me kufirin e Republikës së Shqipërisë.

Prizreni gjendet jashtë rrjetës së rrugëve magjistrale të Evropës. Nëpër territorin e tij kalojnë rrugët e rëndësishme të komunikacionit. Afërsia e kufirit dhe lidhjet e pandërtuara të komunikacionit me Shqipërin, si dhe malet e larta të cilat e rrethojnë Prizrenin nga të gjitha anët kanë pas ndikim jo të favorshëm në zhvillimin e këtij regjioni.

Mirëpo, predispozitat natyrore japin mundësi të favorshme për lidhjen me regjionet fqinje më të largëta, ndërsa me formimin e lidhjeve kualitative Prizreni do të ketë një pozitë dukshëm më të mirë si për rrjedhat turistike dhe të mallrave ashtu edhe në lidhje më efikase dhe në integrimin në hapsirat më të gjëra të Kosovës, Shqipëris, Maqedonisë, regjioneve tjera kufitare dhe të Evropës.

Kushtet historike në periudhat e më hershme, pozita relativisht jo e mirë në raport me qendrat kryesore të komunikacionit dhe të konsumit, gjithashtu hapja jo e mjaftueshme kah regjionet fqinje, Shqiperisë, Malit të zi, Maqedonisë, kanë bërë që Prizreni nuk i ka shfrytëzuar në mënyrë të mjaftueshme përparësit që i ka nga përbërja pedologjike e tokës, kushtet klimatike të klimes mesdhetare dhe kushtet hidrologjike për zhvillimin e bujqësis dhe kushtet natyrore për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe rekreative. E gjithë kjo ka ndikim në strukturën ekonomike të Prizrenit.

Profili fizik jep shenja që hapja e lidhjeve të komunikacionit me këto regjione fqinje është një nga qëllimet kryesore në strategjin e zhvillimit.

Numri i banorëve

Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 627 km2 (5.94 % teteritorit të Kosovës) gjendet ne jugperendim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 177781 banorë. Me popullsi urbane 94.517  banorë dhe me popullsi rurale 83.264  banorë.

Fshatrat

Në  kuadër  të  territorit  të  komunës  së  Prizrenit  janë  këto  fshatra- vendbanime
(Në kllapa figurojnë emërtimet që janë në qarkullim), si

Billusha                            (Kushtrimi)
Breg-Drini                       (Breg-Drini)
Caparci                             (Capari)
Dedaj                                (Dedaj)
Dobrushta                       (Mirëz)
Dojnica                            (Dojnica)
Drajçiqi                            (Drajçiqi)
Gërnçari                           (Gërnçari)
Gornjasella                      (Gornjasella)
Gorozhupi                       (Gurishta)
Grazhdaniku                   (Grazhdaniku)
Gjonaj                              (Gjonaj)
Atmaxha                          (Shkaba)
Hoça e Qytetit                (Hoça)
Jabllanica                        (Jabllanica)
Jeshkova                          (Gjeqi)
Kabashi                            (Kabashi)
Kabashi i Hasit               (Kabashi i Hasit)
Karashëngjergji              (Shëngjergji)
Kobaj                                (Kobaj)
Kojusha                            (Kajusha)
Korisha                             (Korisha)
Krajku                               (Krajku)
Krusha e Vogël                (Dardhëza)
Kushtendili                      (Kushnini)
Kushnini                          (Kushnini i Hasit)
Landovica                        (Landovica)
Leskoveci                          (Arbëria)
Lezi                                    (Lezi)
Llokvica                            (Llokvica)
Lubinja e Epërme           (Lubinja e Epërme)
Lubinja e Poshtme         (Lubinja e Poshtme)
Lybeqeva                          (Malësia e Vërrinit)
Lubizhda                          (Lugishta e Qytetit)
Lubizhda e Hasit            (Lugishta)
Lukinaj                            (Lukinaj)
Lutogllava                       (Legjenda)
Malësia e Re                   (Pusi i Atit)
Manastirica                    (Manastiri)
Mazrreku                        (Mazrreku)
Medveci                          (Ilirida)
Milaj                                (Milaj)
Muradema                     (Murademi)
Mushnikova                   (Mushnikova)
Nasheci                           (Syziu)
Nëpërgoshti                   (Nebregoshte)
Novaka                            (Novaku)
Novosella                        (Novosella)
Petrovasella                   (Theranda)
Pirana                             (Pirana)
Planeja                            (Planeja)
Pllanjani                         (Pllanjani)
Poslishti                          (Gurra)
Pouska                             (Pouska)
Randobrava                    (Qëndresa)
Reçana                             (Reçani)
Romaja                            (Ramaja)
Sërbica e Epërme          (Arbneshi)
Sërbica e Poshtme         (Arbanasi)
Skorobishti                     (Shkorreti)
Smaçi                               (Ardiana)
Srecka                              (Srecka)
Struzha                            (Sharri)
Shkoza                             (Shkoza)
Shpinadia                       (Shpenadia)
Trepetnica                      (Mirdita)
Tupeci                             (Tupeci)
Velezha                           (Velezha)
Vërmica                          (Drinasi)
Vlashnja                         (Vlashi)
Zojzi                                (Zogaj)
Zymi                               (Zymi)
Zhivinjani                      (Zhivinjani)
Zhuri                               (Zhuri)

Ky ishte një veshtrim i përgjithshëm për Prizrenin, një nga vendet më të bukura të Kosovës, Shqipërisë e trevave etnike shqiptare në Ballkan.