Kam nder dhe kënaqësi të jashtëzakonshme që z. Ekrem Bardha, me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta për kontributin e tij 60 vjeçar në çështjen kombëtare, me theks të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Z. Bardha është njëri nga biznesmenet e veprimtarët e hershëm të komunitetit tonë shqiptaro-amerikan, i cili për gjashtë dekada nuk pushoi së vepruari për sensibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan, duke i paraqitur në Washington padrejtësitë që ju bënë shqiptarëve gjatë historisë. Ai senatorëve dhe kongresmenëve amarikanë që ishte i ndërlidhur me ta, ua shpjegoi dhunën dhe terrorin që kishin bërë serbët dhe grekët mbi popullin shqiptarë, duke i pushtuar tokat e tyre.
Z. Bardha është i njohur edhe për punën që ka bërë rreth demokratizimit të Shqipërisë së bashku me vajzën e tij, Donikën, e cila gjithashtu u dekorua nga Presidenti Thaçi.
Zotit Bardha i uroj shëndet të plotë dhe punë të mbarë në veprimtarinë e tij kombëtare.