Nga Driton SMAKAJ
Saherë shkruajmë diçka si kritikë ndaj fesë, muslimanët e mi më quajnë islamofob. Ndërsa katolikët e mi më quajnë budist.
Në të dyja rastet si muslimanët ashtu edhe katolikët kishin fobi nga kritika.
Pra këta kategorizohen si kritikofobë. Në asnjë rrethanë nuk lejojnë që të kritikojmë fenë, sepse sipas tyre nuk kemi të drejtë të përzihemi në puntë e Zotit.
Imagjinoni vet feja fillon me fjalën ‘BESIM’ që nënkupton se gjithçka ka filluar mbi bazën e dyshimit që njerëzit kanë pasur rreth formës së besimeve të tyre të larmishme rreth Zotit dhe Zotërave.
Asnjëherë në historinë e njerëzimit, njerëzit nuk kanë arritur të argumentojnë se Besimi në një Zot apo besimi në shumë Zotëra është e VËRTETA.
Gjithashtu asnjëherë as të krishterët e as muslimanët nuk kanë arritur të argumentojnë se feja e kujt është më e mira. Kanë luftuar me shekuj, duke masakruar miliona njerëz nën emrin e Zotit, lumenj me gjak janë bërë nga shpatat e besimtarëve duke provuar të imponojnë një FE apo FENË tjetër nën emrin e Zotit.
Natyrisht kur njerëzit janë tmerruar nga gjaku e prerjet në fyt me shpatë, cilado anë që ka fituar, atëherë njerëzit e shkretë kanë pranuar konvertimin në atë FE dhe janë nënshtruar para xhelatëve të shpatave.
Rasti më unik jemi NE shqiptarët. Me rënien e Kështjellave shqiptare në duart e Perandorisë Osmane, shumica e popullsisë shqiptare bëhen muslimanë. Ndërs shqiparët që braktisin Lezhën dhe shkojnë në Italinë Jugore, edhe sot janë katolikë. 500 vjetë periudhë kohore historike mund të kuptohen me vetëm dy grupe njerëzish që i përkisnin të njëjtit trung.
Nëjse, fjala është që kur kritikojmë FENË nuk jemi as islamofob e as katolikofob. Thjeshtë intelektualët kudo në çdo vend e shohin FENË me një sy kritik. Feja ka lindur dhe është zhvilluar me mëkate të mëdha para Zotit, andaj vazhdimisht flitet për falje të mëkatëve dhe si mëkatarë që ndjehen njerëzit duan të pregaditën për botën tjetër.
Mëkatarët kanë shumë frikë nga bota tjetër, nga zjarri i xhehnemit nga vuajtjet e pafundme në një xhehnem me njerëz që digjen e bërtasin, që sulmohen nga fantazmat, që tmerrohen nga çdo gjë e keqe që njeriu mund ta imagjojë si FRIKË. Mëkatarët tmerrohen nga frika.
Ndërsa intelektualët e kanë vetëm një mision në këtë botë; pregaditjen e të rinjëve e të rejave për këtë botë, për të qenë të dobishëm për vetvetën në këtë botë, për të qenë të pregaditur që ta ndihmojnë vetvetën dhe të tjerët në këtë botë, që të mos mbesin duke kërkuar lëmosha rrugëve apo për të kërkuar një jetë nga sadakat.
Intelektualët duan të iu japin të rinjve sistem që funksionon për jetën e tyre të dinjitetshme, të dijnë të punojnë dhe të krijojnë vende pune, të hapin fabrika e të zhvillohen. Të kenë sistem pensional që kur të plakën të jenë të pavarur për të bërë pleqëri pa brenga dhe pa pasur nevojë për të kërkuar sadakat e askujt.
Intelektualët kanë këtë mision, të edukojnë gjeneratat e reja për këtë botë që të jetojnë pa mëkate dhe me punë të ndershme. E kush jeton në këtë botë me djersën e vet, në botën tjetër nuk ka Zot që do e dënojë për inate të askujt.
Me një fjalë, ju ‘besimtarë’, mos na konsideroni me fobi, sepse skemi fobi ndaj asgjëje. Thjeshtë kritika është për njerëz normal dhe do vazhdojmë të kritikojmë saherë dalin keqpërdorues të fesë dhe tentojnë që fenë ta shëndrrojnë në platformë politike.
Shteti ynë është sekular dhe Kushtetuta jonë lejon të drejtën e fjalës dhe kritikën për çdo gjë.
Ashtu siç edhe e lejon të drejtën e besimit, ngase besimi konsiderohet çështje personale. Mirëpo kjo çështje personale po keqpërdoret nga besimtarët duke keqpërdorur edhe demokracinë dhe duke tentuar që fenë ta kthejnë në shtyllë të parë politike.
Sikur imamët dhe besimtarët të shkonin nëpër xhamitë e shtëpitë e tyre të praktikojnë fenë, askush nga intelektualët nuk do thoshte asnjë fjalë rreth fesë.
Por jo, Imamët çdo ditë plasojnë video gjithandej duke sulmuar historinë, heronjtë kombëtarë, vajzat tona në deti, nënat tona me apo pa shami, bëjnë thirrje për martesa brenda familjes, lëshim mjekrrash, pantolla trefurtal, tentene në kokë në vend të plisit, luten për vdekje të ateistëve dhe ‘armiqve’ të fesë në vend të lutjes ndaj Zotit për ruajtjen e fesë, ngjallin urrejtje ndaj atyre që nuk praktikojnë fenë, manipulojnë të rinjtë duke bindur ata deri në atë pikë që të marrin aksione të dhunshme terroriste nën emrin e fesë (disa raste të arrestimeve në Kosovë)…e në fund kritikën e intelektualëve ndaj këtyre njerëzve e quajnë FOBI!
Zot mos e fal askënd. Sëcili e di se çka është duke bërë në këtë botë.
Amin!