Nga Guxim ALIMANI
E ngatërruar po bëhet kjo jeta humane,
edhe zoti duket se është plakur shumë.
Stinët të gjitha janë martuar së bashku,
janë zmadhuar përrenjtë,vërshojnë si lumë!
Librat e shenjtë dhe të gjithë papiruset..
mykur nga shekujt senduqeve pluhërosur.
Më nuk shfletohen dhe as nuk besohen,
se kësaj bote i duhet një moral krejt tjetër…!