Ballina ED/OP Dimri Rama në verë

Dimri Rama në verë

Ushqimi shqiptar, domatja e kastraveci

Nga Agron Prebibaj – gazetar, Tiranë

Tashmë vetëm Shqipëria brenda kontinentit europian e ka udheheqësin e saj me shikim nga Erdogan-Putini gjithnjë i përpjekur për të kopjuar stilin e këtyre diktatorëve, duke këputur në mes e gjithnjë në rritje qytetarët e vet, pa hesapuar mirë nxehjen qytetare, e cila vjen krejt papritmas e shëndrrohet në uragan lirie deri në zbythjen e kryeministrit më të lig jo vetem shqiptar.
Sot rreth 40% e popullsisë jetojnë nën nivelin jetik të jetesës, një Shqipëri e helmuar nga droga,Shqipëri e helmuar nga krimi në familje e përditëshme e në rritje, se për krimin e organizuar, mafian e kurrupsionin janë mbështjella-Rama.
Oreksi Rama për të parë shqiptaret të ushqehen ketë verë me domate e kastravec, si mundësia e vetme e ushqyerjes për gati gjysmën e popullsisë, një test tjetër për të kaluar lumin sa të përgatitet për gënjeshtrën e vjeshtës.
Ai ai asnjëhëre nuk përton të ndez makinerinë e mashtrimit përballe qytetarit, se tashmë përballë Europës e Amerikës ka sosur Nastradini shqiptar, ai është i pamëshirshem e asnjëherë burrë.
Sot kemi një popullsi me shikim nga domatja e kastraveci, të paushqyer, se as që bëhet fjalë për marrje të plotë të vitaminave e kalorive, kjo është festa Rama për mbijetesën e vet.
Por fortuna vjen e rritet në kahje të kundërt e cila me patjeter se do kërkojë shumë mbushje hundësh për kryeministrin për t’ju shoqëruar me temperaturë e të vjella me kosto në kurrizin qytetar.
Të analizosh shkurt, Rama mbetet kryeministri më i lig, i pabesë me të gjithë, demagog i fabrifikuar, reaktivi që varfëroi e prodhoi kriminalitet e ndarje, pikësynimi i tij shikimKEQ, pa shikuar asnjëherë hijen pas.
Tashmë parlamentarët “e lodhur të majtë e të djathtë” do shkojnë me pushime, një frymëmarrje tjetër Rama, por opozita duhet të ngarkojë përgjegjësitë edhe në gushtin e Ponc pilatit shqiptar.