Avancimi i Kinës dhe siguria kombëtare e SHBA

Hartuesit e politikave në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime që lidhen me sigurisë kombëtare mbi paratë kineze që rrjedhin në bizneset e reja amerikane në fusha të tilla si inteligjenca artificiale dhe robotika. Por në Silicon Valley, në qendrën botërore për teknologjinë e lartë dhe inovacionin, mendojnë se lidhjet me Kinën u shërbejnë të dy vendeve, në mënyrë reciproke. Korrenspondetja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton.Në Kongresin amerikan egziston një qëndrim i qartë se Kina kërcënon sigurinë amerikane.

Ju siguroj se kërcënimi që Kina paraqet është i vërtetë dhe se rreziqet që na shqetësojnë po zbatohen tashmë. Mosveprimi ynë ka vetëm pasoja negative dhe ne duhet të synojmë të parandalojmë çdo pasojë negative në vendin tonë“, thotë senatori republikan John Cornyn.

Ligjvënësit i druhen përparimeve të Kinës drejt teknologjisë që lidhet me mbrojtjen, të tilla si inteligjenca artificiale dhe robotika.

Por në Silicon Valley, egziston shqetësimi se një goditje ndaj investimeve kineze do të pengojë rritjen dhe inovacionin.

Ata nuk duan të shohin që kjo të ndodhë nëpërmjet tarifave, që kanë ndikim të fortë për të mbyllur tregtinë apo politikat pra të një qasje sikurse një goditje me vare ndaj investimeve kineze, të cilat në përgjithësi kanë qenë të dobishme“, thotë Sean Randolph, i Institutit Ekonomik të Zonës së Gjirit.

Këtu, në atë që vlerësohet si takimi i parë mes SHBA-së dhe Kinës mbi teknologjinë artificiale, fokusi është vendosur tek gjetja e terrenit të përbashkët. Pjesmarrësit thonë se të dy vendet po ecin përpara në aplikimin e kësaj teknologjie në fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, makinat e dronët dhe mund të mësojnë nga njëri-tjetri.

Bashkëpunimi në fushën e teknologjisë është në të mirë të njerëzimit. Nuk mendoj se kemi të bëjmë me një situatë kur një vend është kundër një tjetri” thotë Tao Wang i kompanisë Saic Capital.

Pavarësisht nga presioni apo dallimet gjeopolitike, parë nga këndvështrimi teknologjik, ne po shohim mundësitë të zgjidhim problemet e shoqërisë, qofshin ato që lidhen me kujdesin shëndetësor, kompiuterat apo transportin“, thotë Helen Liang partnere në menaxhim e kompanisë “Foundersx Ventures”.

Helen Liang është partnere në drejtimin e një firme të specializuar për të ndihmuar kompanitë që të zhvillojnë marrëdhënie biznesi. Ata po përpiqen të fusin në tregun arsimor të Kinës një prej investimeve të tyre të quajtura Piper, një çante kompjuterike që mund ta bësh vetë.

Kompanitë si Piper kanë parë gjithmonë nga Kina për shkak të numrit të madh të klientëve potencialë. Por më shumë kompani në fushën e teknologjisë artificiale po kërkojnë aktualisht ndihmë lidhur me inovacionin.

Ne jemi mësuar me modele biznesesh që krijojnë thyerje në treg, të cilat dalin nga Silicon Valley, po këtu kjo gjë po ndryshon. Tani jemi në FinTech për shembull, duke parë modele të reja biznesi që dalin nga Kina“, thotë Nicolas Miaihe president i kompanisë Shoqëria e së Ardhmes.

“Çarja” është një term i preferuar në Silicon Valley, që përshkruar se si teknologjitë e reja mund të çojnë në rezultate të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme në një industri. Ky potencial entuziasmoi këta sipërmarrës, por shqetësoi ligjvënësit në Uashington.