Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për të dërguar dy oficerë të saj në misionin e KFOR-it në Kosovë është i drejtë dhe i vetmi i mundshëm.
Ministri malazez tha se ky vendim është marr për arsye pragmatike, me qëllim që të kontribuohet në sigurinë rajonale.
“Mali i Zi nuk ka tradhtuar për Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por tashmë është shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë, që të mund ta tradhtojë Serbinë”, ka thënë Boshkoviq për “Radio Crna Gora”, përcjell Telegrafi.
Deklaratën e ministrit serb Aleksandar Vulin, i cili tha se vendimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në Kosovë nuk ishte miqësor, Boshkoviq e vlerësoi si “emocionale dhe personale”.
Boshkoviq përkujtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-i është garantuesi
“Nuk e shoh se si vendimi i Malit të Zi mund të jetë kundër kësaj, nëse qëllimi i misionit është që ta ruajë komunitetin serb në Kosovë”, tha Boshkoviq.