At Nikolla Marku, prifti i kishës ortodokse “Shën Mëria” në Elbasan, së fundi në gjendje të rënduar shëndetësore, ka lënë një amanet për të gjithë shqiptarët.
Në një postim në profilin e tij në FB, ai u bën thirrje shqiptarëve të thonë me mburrje se janë shqiptarë, vëllezër të një nëne dhe bijë e Shqipnisë Etnike.
Mjekët kanë rekomanduar një kurim të specializuar jashtë vendit, por familja ka kërkuar ndihmë, pasi nuk e ka shumën që nevojitet.
Postimi i At Nikolla Markut Nji deshire ma do zemra e nji amanet per ju e kam – kur te ju pyesin : C’ka je ?? Te thoni me mburrje JAM SHQIPTAR si fillim , pastaj mundesh me shpreh prej cfare krahine je ose cfare besimit je. Jemi vellezer te nje nane, te nanes shqipe, jemi bijte e Shqipnise Etnike.