Për verën…

Kët poezi të poetit Lulzim Logu – kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Tropojës, autor i disa librave, veprimtar i njohur, mësues i nji dinastie familjare mësuesish, po e botojmë si urim për ditëlindjen e tij në ditën e sodit.


Kur dhemb shpirti
Dhe zemra ther’
Ajo shuan zjarr…

Kurrë s’jam dehur me verë
Kam zgjuar kujtimet
Rikthyer puthjet…

Vera dhe buzët e saj
Ishin shkaku i vetëm
Që nuk pi më…

Një gotë verë e kuqe
Përtej syve që presin
Ma kujton kthimin…

Kurrë tjetër s’mund
Të jem si atherë me ty
Brenda një shishje verë…

Vera mi njom buzët e çara
Ju kthen gjakun e humbur
Puthjeve tua…

Përballë teje pi verë
Ta ngjall kujtimin
Në mermer të shkruar…

Khajami pinte verë
Esenini gjithashtu
Dhe Safo tërbohej…

Lavdi verës së kuqe
Dhe peshkut mbi tjegull
Që harroi të jetojë!…

Kur të shkoj nga kjo jetë
Marr me vehte pak verë
Stërpik trishtimin e fundit…