SIMBOLI GJYMTUAR

Simboli i Lirisë, gjymtuar në gjenez
Ndaj fati Shqipërisë, vazhdon të jetë ters!

Turm-e babëzitur, a ndofta një nursëz
një gisht me sopatë, ja preu gjer në rrëzë!

Ndaj fati Mëmëdheut, vazhdon rrukullimë
dhe nipat e Skënderbeut, robër në mjerim!

Dhe si ndahen vesit, vrapojnë pas të marrit
Por veç gishtin e mesit, i kanë lënë shqiptarit!

Skender Lazaj
 
Trebeshina 06 Korrik 2018