Nga Sabrie Selimaj
*
Më fal gëzimin të të fshij lotin,
udha ime të mbushet me dritë
në vetmin e strukur ndiej të ftohtin
pran teje shkëlqimin përcjellin sytë,
*
Më shoqëro me cicërima zogjësh,
në botën imagjinare plotë fantazi,
të përflakem si zjarri mes malesh
buzët e dimërit, njëhersh t`i shkrij
*
Natën e frikshme, hëna t`ndriçoj
Yjet të përcjellin shkëlqimin e syve
Në gjirin tënd mëngjesi të agoj
shpirti i dlirë si zogë të fluturoj
*
Dëshira me shpirtin të bëj kontakt,
pranëvera e dashurisë të lulëzoj…
nga rrahjet e zemrës në çdo çast
shpirti nga kënaqsia, thellë të frymoj.